Qafështama – Parku mbretëror ku pushonte Geraldina dhe ku prej do kohësh ju pret bujarisht Shkreli Hotel – Camp

6 Gusht, 2019 || 607 views

Për fatin e mirë të turizmit, shumë gjëra kanë filluar të ndryshojnë në Shqipëri, kuptohet për mirë. E ndonëse jo të gjitha gjërat po ecin për mirë, është mirë të gëzohemi për ato me kahje pozitive. Marrim Krujën për shembull. Panoramika në rreze të gjerë vazhdon të jetë e trishtueshme prej peisazhit të ngrënë të malit të Krujës por ama kur kalon rrugën e bukur gjarpërushe nën aromën e pishave të egra detare dhe hyn në qytet, e ndjen menjëhërë ndryshimin e madh që po pëson qyteti i vogël, i cili po bëhet me shëtitore, me kalldrëme të bukura, me stacion madhor për autobusët e turistëve të shumtë që janë frymëmarrja e qytetit, për të mos folur për Pazarin, xhevahirin e qytetit i cili ka marrë akoma më shumë shkëlqim me ripërtëritjen që i bëri Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, apo Muzetë lart në Kala, që janë “Meka” e pelegrinazhit turistik jo vetëm në Krujë por edhe në Shqipëri.

Por le t`i lemë të gjitha këto e të vazhdojmë me të mirat e turizmit të Krujës. E mbani mend rrugën e tmerrshme që të çonte në Qafëshatmë? Tashmë është histori e harruar. Një histori që kishte lënë në hije një prej parqeve kombëtare më të bukura në Shqipëri. Por sot, që rruga është rindërtuar tërësisht dhe të çon deri në zemër të parkut, mund të themi plot gjëra të bukura e të gëzuara, një prej të cialve është ardhja e turistëve. Dhjetëra të rinj me çantat e shpinës që në fundjavë i ngjiten malit të Skënderbeut apo i bashkohen natyrës së mrekullueshme të Qafështamës, që dukej sikur u kishte mbetur vetëm të moshuarve për klimë të mirë mushkërish apo astme. Dhjetëra turistë të huaj që e kanë zbuluar këtë thesar fare pranë kryeqytetit shqiptar e që tani mund ta shijojnë plotësisht prej infrastrukturës, vijnë e ngrenë çadrat drejt e në lëndinë për të mbushur mushkëritë me ajrin e rrallë të Parkut. Qindra pushues që kanë ringjallur qendrën e këtij parku dikur aq të vizituar e më pas të harruar e tani sërish të rigjetur, për ta përfshirë në listën e udhëtimeve të fundjavës. Është kënaqësi e madhe të shikosh sërish që Kroi i ridekoruar me gurë i Nënës Mbretëreshë, nuk gjendet më kurrë bosh por gjithmonë do të jetë dikush që shuan etjen në freksinë e tij plot shëndet.
Një resort luksoz si në Alpet e Zvicrës
E duke qenë se rruga sjell zhvillim, parkut i është rikthyer një tjetër vlerë e cila kishte humbur edhe ajo ndër vite
Disa kilometra më lart pikërisht aty ku është qendra e parkut, do të gjejmë të ndërtuar “Shkreli Hotel-Camp”, që nuk është gjë tjetër veçse rezidenca e dikurshme qeveritare ku pakkush ka patur mundësinë të hyjë e që ishte rezervuar për personalitete me gradë të lartë. Tanimë rezidenca është shndërruar në një kompleks të madh e luksoz pushimi, posacërisht për turistët nga vendi e bota, për të kaluar momente të paharrueshme në ambiente të rehatshme e cilësore, me pamje të mrekullueshme të natyrës, si dhe mundësinë e degustimit të produkteve bio, me receta tradicionale të zonës por edhe gatime të kuzhinës moderne. Ideja për të rikthyer në funksion të plotë por me shërbime të standarteve moderne rezidencën e dikurshme qeveritare, erdhi e diktuar pikërisht nga rritja e fluksit të turistëve në Qafështamë. dhe nga zotësia e puna e palodhshme e pronarit të saj ambicioz z. Kujtim Shkreli, i cili e bleu këtë rezidencë dhjetë vjet më parë, kur pak persona e njihnin zonën e Qafështamës. Ai, bashke e djemte e vajzën e tij, ideuan këtë që ne sot e njohim si një resort me 4 yje, një rikonstruktim nën gurët e vjetër të rezidencës së mëparshme, tanimë me një design arkitekturor të veçantë ku ndërthuret antikiteti dhe modernizmi.
Ky resort pritet të bëhet pika kyçe e destinacionit turistik malor në Shqipëri, dhe jemi të sigurt që çdo person do të dëshironte të kalonte kohën nën hijen e pemëve të ahut, ajrit dhe ujit të mrekullueshem e kurativ që e ofron vetëm Qafështama.
Pushimet e familjes mbretërore
Një fakt shumë interesant që mund të kthehet në aset turistik e vend pelegrinazhi është gjetja e gjurmëve të shumta se në Parkun e Qafështamës ka pushuar dikur edhe familja mbretërore, e cila dihet tashmë botërisht që përdorte për konsum të përditshëm ujin e Parkut. Këto elemente e pasurojnë edhe më shumë historinë e tij; e kush nuk do të donte të pushonte, të shëtiste e të bënte ski, pikërisht në të njëjtat vende ku ka pushuar dikur edhe mbreti Zog apo mbretëresha e bukur Geraldinë?
Por përse të zgjedhim sot Shkreli Hotel-Camp?
Sepse ky hotel, tërësisht i rikonstruktuar në mars të vitit 2018, ofron akomodim në standartet bashkëkohore më të larta europiane me çmime të arsyeshme e të favorshme për këdo, ka një staf të përgatitur dhe të këndshëm e në dispozicion të pushuesve në çdo orar, si dhe një restorant që ofron ushqim tradicional dhe modern. Çdo gatim përgatitet në mënyrë perfekte, me qëllim që kushdo të ndihet i kënaqur dhe të provojë artin kulinar tradicional të zonës, i cili realizohet tërësisht në bazë të produkteve bio të ofruar nga zona e Krujës e përreth saj.
Nuk mungojnë as ambientet e relaksit (spa, sauna) që pushuesit të mos ndjejnë ndryshim nga një resort i ngjashëm alpin jashtë Shqipërisë. Të apasionuarit e leximit kanë këndin e tyre të shtypit të përditshëm dhe një biblotekë e vogël e pasuruar me libra për të gjitha grupmoshat. Ndërsa për të apasionuarit e lojërave si shah, letra, monopoly e domino, është mundësia t’i ushtrojnë në këndin e tyre të posacëm. Kampi mbikëqyret me roje dhe kamera sigurie 24/7 për të ofruar një siguri dhe qetësi për pushuesit.
Një ndër pikat më të veçanta të këtij hoteli është dhe mundësia për të apasionuarit e jetës së “egër” që të mund të ngrejnë çadra/tenda për të kaluar një apo më shumë netë nën dritën e hënës në bazë të një kostoje të ulët çmimi. E ku ka më bukur se të shjosh natyrën drejt e nën yje!
Pushime aktive
Ky resort nuk është ngritur vetëm për qëllime akomodimi por edhe për t`i ofruar turistëve një larmi aktivitetesh që t`ua bëjë më të bukur qëndrimin në Qafështamë. Këtu vazhdimisht organizohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe argëtuese, që kanë të bëjnë jo vetëm me natyrën por edhe me traditën, festat lokale etj..
Aktivitetet që organizohen çdo ditë përfshijnë gjithashtu edhe guidat turistike e historike, ecjet në natyrë, ngjitjet malore, njohja me faunën dhe florën e zonës, aktivitete sportive në ambientet e brendshme (palestër) dhe të jashtme në qendrën sportive të kampit (vollejboll, basketboll, futboll, etj). Fëmijët gjithashtu kanë ambientin e tyre të vecantë në kamp për të luajtur dhe për t`u argëtuar gjatë kohës së lirë.
Gjithashtu, në kamp organizohet një “kinema verore”, me një projektor të madh ku mund të shihen ndeshje të ndryshme sportive, filma, dokumentarë çdo natë, duke menduar edhe për grupet që mund të vijnë për pushime shumëditore me qëllime kurative.
Këto janë pikat kyçe të këtij destinacioni të ri tërheqës e kurativ, i cili pritet të bëhet një ndër vendet më të pëlqyera e të frekuentuara të turizmit malor në Shqipëri. Sepse zhvillimi i turizmit, kërkon patjetër rritje me standarte të tilla, që të bëhet i pëlqyer e i qëndrueshëm. Ndaj nuk e teprojmë kur themi që Shkreli Hotel & Camp, është një arsye e qenësishme për të vizituar parkun Kombëtar të Qafëshatmës.
Informacion rreth Parkut të Qafëshatëms
Zona e mbrojtur e Parkut të Qafshtamës ka një sipërfaqe prej rreth 20 km2, e shpallur si e tillë prej vitit 1966.
Ajo gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet komunës së Cudhit. Qafështama (1230 m) shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të. Gjithë zona dallohet për vlerat natyrore dhe pyjet e virgjër. Gjithashtu, burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese, ku dallohet Kroi i ‘Nënës Mbretëreshë’, pranë Qafështamës, rreth 1100 m mbi nivelin e detit, midis pyllit të pishës së Parkut Kombëtar. Emrin e ka marrë në vitet 1930-të sepse këtu merrte ujin e pijshëm familja mbretërore; një kamion bënte çdo ditë rrugën Tiranë-Qafështamë. Uji i burimeve të Qafështamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por i pasur me magnez. Kroi bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare (hidomonumenteve) (Qiriazi & Sala, 2006). Tani që rruga është rinndërtuar me parametra cilësorë, parku tërheq akoma më shumë vizitorë. Qeveria shqiptare synon që ta zgjerojë këtë zonë të mbrojtur në të ardhmen e afërt, duke përfshirë në të edhe malin e Skënderbeut (1724 m).
Pushuesit që vijnë, thuajse nga tërë vendi apo dhe më larg, mund të shijojnë freskinë e natyrës së bukur të bjeshkëve gjatë sezonit dimëror, por edhe gjatë sezonit veror ku temperaturat në qytete janë relativisht të larta. Uji i ftohtë i burimeve, pishat e larta qindravjeçare përzier me ahet, të ruajtura me vullnetin e banorëve të zonës gjatë viteve të tranzicionit, por edhe në ditët e sotme, e shtojnë edhe më shumë kënaqësinë e pushuesve, të cilët mrekullohen nga natyra e gjelbër. Qafështama është e njohur për vlerat kurative të ujit nga burimet përreth, në kroin e famshëm të zonës të quajtur “Kroi i Nënës Mbretëreshë” dhe pika kryesore turistike, për shkak të elementëve që gjenden në këtë ujë, si psh Magnezi. Gjithashtu, mali i Qafështamës ofron edhe ajrin e pastër me vlera minimale të dioksidit të karbonit, i cili njihet që ka kuruar edhe persona që kanë vuajtur apo vuajnë nga sëmundjet kronike si astma, sëmundjet e mushkërive apo ato të sistemit imunitar.