Syri i Sheganit, legjenda e perlës natyrore të fshehur buzë Liqenit të Shkodrës

12 Nëntor, 2022 || 171 views

Dy dekada më parë ky segment ujor shfrytëzohej për kontrabandën e naftës drejt Ish-Jogusllavise , ndersa sot pamja e tij piktorekse është në faqet e para të revistave dhe blogjeve turistike.

 

Vetëm 40 metra larg nga Shkodra në një shteg të fshehur në Njësinë Administrative të Bajzës shfaqet një oaz me bukuri të jashtëzakonshme natyrore.

 

Syri i Sheganit është një burim i madh karstik, që del vertikalisht në çarjet tektoniko-karstike dhe lidhet me dy burime të tjera të këtij lloji. Përveç Syrit të Sheganit aty pranë janë edhe dy hurdhana (pellg me ujë), të cilat të treja formohen nga uji nëntoksorë.

 

Ekziston një legjendë ku shumë kohë më përpara, një udhëtar vjen me varkën e tij, natën vonë në këtë zonë dhe kërkon strehim në një nga shtëpitë ku sot ndodhen tre gropat. Mendohet që këto tre gropa kanë qenë shtëpitë e tre vëllezërve. Dy vëllezërit e parë nuk ia hapën derën, vetëm vëllai i tretë, ku sot është syri i Sheganit e priti atë në shtëpi. Sipas gojëdhënës vëllai i tretë mendohet se e ka pasur emrin Shegan dhe prandaj sot vendi quhet Syri i Sheganit, për shkak të formës që ka dhe se mëparë kjo gropë ka qenë shtëpia e Sheganit.

 

Sipas gojëdhënës theksohet se udhëtari i mallkoj dy vëllezërit e tjerë, dhe si rezultat i mallkimit shtëpia e tyre u kthye në hurdhë. Ndërkohë Syri i Sheganit është formuar më vonë si gropë, si pasojë e erozionit të tokës.

 

Syri i Sheganit është një monument natyror i kategorisë se tretë dhe për të arritur pranë këtij thesari të çmuar përveç rrugës automobilistike, kjo pikë mund të vizitohet edhe nëpërmjet rrugëve ujore me varka. Bukuritë natyrore të kësaj zone janë interesante të eskplorohen edhe me kajak, dhe varka , për të përjetuar një eksperincë unike dhe të veçantë në këtë zonë

 

Uji i burimit del nga një oxhak karstik me thellësi mbi 25 metër duke krijuar ne forme ovale disa ngjyra nga e kaltra e deri në ngjyrën e gjelbërt të thelle .

 

 

Foto me Drone nga Terenc Pepa

 

 

Lexo edhe këtë:

Syri i Sheganit në Malësinë e Madhe, tashmë destinacion turistik