Shqipëria turistike në BBC, dokumentari i tregon botës Butrintin e Thethin

January 21, 2023 || views

BBC, në një nga rrjetet televizive me prestigjioze ne bote, i tregoi publikut të saj prej miliona shikuesish bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore e historike.

Historiania Bettany Hughes, e titulloi dokumentarin “Mrekullitë e Shqipërisë” dhe rrëfeu përjetimet që mori ndërsa u ndal në Jug dhe Veri të vendit. Për perlën e Ballkanit rrëfimin e nis nga një perlë arkeologjike, që është Butrinti.

Ky qytetërim Antik, ka qenë një nga qendrat më të zhvilluara në tokën tonë. Bota njeh Jul Cesazrin, edhe Augustin, por ky dokumentar zbulon se sa shumë këto prijës, që janë pjesë e historisë botërore e deshën Butrintin, ta bënin pjesë të pandashme të Perandorisë Romake.

Dokumentari zbulon detaje për teatrin romak, tipologjinë e ndërtesave të atëhershme, besëtytnitë e banorëve butrinas dhe shuarjen e një epoke të artë të kësaj qendre nga një tërmet i fuqishëm.

Pas Butrintit, radhën e kanë Orët dhe Zanat, legjendat dhe zbulimi, i maleve të larta, natyrës së egër, këngëve të kreshnikëve që morën jetë në Veri të Shqipërisë. Natyra në Theth flet vetë, po ashtu edhe shtëpitë karakteristike.

Në këtë zonë, autorja nuk harron ta bëjë pjesë të rrëfimit të saj të gjallë kanunin e Lek Dukagjinit.

Banorët i tregojnë edhe për gjakmarrjen, shtëpitë e ngujimit, për shqiptarin e besës, të fjalës dhe të këngës së lahutës.

Në 20 minuta dokumentar, nuk harrohet të flitet për arkeologjinë, artefaktet e lashta shqiptare, që historiania zgjedh për ta treguar me një Unazë të lashtë që simbol ka shqiponjën, simbolin e perlës së Ballkanit që ajo fton shikuesit e BBC që ta vizitojnë.

Tv Klan