Shpallen fituesit e konkursit të fotografisë, organizuar nga Travel Magazine në Instagram

September 29, 2020 || views

Në fillim të shtatorit, Travel Magazine ftoi ndjekësit e saj në Instagram, që të nisnin fotot e tyre më të bukura të udhëtimeve, duke organizuar një konkurs mes tyre, ku fituesit do t’i zgjidhnin vetë ata, me pëlqimet e tyre. Interesi ishte mbresëlënës.  Për rreth tri javë erdhën me qindra foto, nga më shumë se 120 pjesëmarrës, duke sjellë copëza të magjishme nga e gjithë Shqipëria.
Edhe pse çmimet e vendosura ishin modeste, kjo nuk i pengoi pjesëmarrësit të ishin të shumtë, jo vetëm në sjelljen e fotove por edhe në votimin e tyre, duke e çuar numrin në mijëra.
Kjo bën që stafi i Travel Magazine të ideojë konkurse të tjera me tematika të ndryshme por me fokus turizmin dhe udhëtimet, me qëllim që të nxisë sa më shumë njerëzit të njohin Shqipërinë.

Për tri fotot me më shumë pëlqime, ishin caktuar dhurata nga botimet “Blue Editions”.
Fituesit të vendit të parë i dhurohet një guidë udhëtimi “Albania Essential Travel Guide”, një guidë xhepi të qytetit nga vjen fituesi, nëse ai bën pjesë në botimet “Blue Editions” dhe një revistë Travel.
Dy fituesve të tjerë do t’u dhurohet përkatësisht nga një “Albanian Green Guide” dhe “Albanian Blue Guide” si dhe nga një revistë Travel.

Më poshtë po ju paraqesim dhjetë fotot më të votuara dhe më të shpërndara, duke i shoqëruar me linkun përkatës të vendndodhjes në faqen e revistës në Instagram, ku mund të shihni të gjitha fotot pjesëmarrëse.

Fotoja me më shumë pëlqime është ajo e Ines Veizit, që mund ta gjeni në këtë link: @babe_gone_strong

 

 

Fotoja e dytë me më shumë pëlqime vjen nga Elisa Bardhi dhe mund ta gjeni në këtë link: @elisa_bardhi_

Fotoja e tretë më e pëlqyer vjen nga Jeta Koçi dhe mund ta gjeni në këtë link: @kocijetta

Fotoja e katërt më e pëlqyer vjen nga Selma Rrica dhe mund ta gjeni në këtë link: @selma_rr

Më poshtë keni fotot e tjera, të renditura sipas numrit të pëlqimeve.

Duke ju falënderuar të gjithëve për pjesëmarrjen, ju ftojmë në konkurset e ardhshme që Travel Magazine do të ofrojë, ku çmimet e fituesve do të jenë udhëtime, produkte e dhurata, që patjetër janë të lidhura me ofertën turistike të Shqipërisë.