Shkëmbimi i eksperiencave kulinare… “Slow Food Berat” në zbulim të recetave Amerikane

November 6, 2022 || views

“Nga toka në tryezë”:

 

shkëmbim i diplomacisë Culinare me kuzhinieren Tiffany Derry, është titulli i projektit që përfshiu komunitetin e Slow Food Berat të udhëhequr nga Alma Spathara në muajt shtator dhe tetor 2022.

 

Në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe Qendrën për Edukimin Kulinar, Slow Food Berat organizoi dy seminare trajnimi me studentë nga shkollat hoteliere të Beratit dhe Tiranës.

 

 

Shef Tiffany Derry, e njohur dhe e dashur në Teksas, ka sjellë eksperiencën e tij, aftësinë, ekspertizën për t’i ndarë me shefat e ardhshëm të kuzhinës shqiptarë

 

Tetori është muaji i vjeljes dhe nxjerrjes së vajit të ullirit, ndaj nxënësit e shkollës së Beratit së bashku me shefin e kuzhinës shkuan për të mbledhur ullinjtë dhe së bashku ndoqën prodhimin e vajit të ri ne fabrikën e vajit në fshatin Drobonik.

 

Me atë vaj dhe produkte të tjera të freskëta të stinës, ata gatuan ushqime tradicionale të teksasit dhe shqiptare në kuzhinën komode të Hotel Castle Park Berat , shtëpia e Slow Food Berat.

 

Kuzhina, si element bashkimi mes popujve, ka shërbyer për të bashkuar shijet dhe historitë e rëndësishme. Kungulli i pjekur i shef Derrit u vendos pranë byrekut të kungullit të studentëve.

 

Dhe bërxollat e qengjit të shefit garuan për primatin me “Tavë kosin” me qengjin e shef Musliakës. Përvoja ishte e fortë dhe emocionuese për të gjithë të pranishmit.

 

Në shkollën e Tiranës, shef Derry ka gatuar me nxënësit një recetë shumë të dashur për të, “Gumbo” në versionin e nënës së saj. Është një përgatitje e ngadaltë, e mundimshme, që kërkon njohuri të mira të teknikave dhe përbërësve të kuzhinës. Janë të shumtë përbërësit që i lidhin dy kuzhinat, në radhë të parë “Bamja” ose okër që i jep emrin, por edhe speca, karkaleca deti, mish pule etje.

 

Në vend të kësaj, studentët përgatitën qumështor, këtë tortë me qumësht që është e pranishme në një formë tjetër edhe në Shtetet e Bashkuara. Ishte një udhëtim, një eksperiencë, një dialog i rëndësishëm dhe i paharrueshëm kulinar.