Së shpejti “Zonja Art”, dyqani i parë shqiptar dedikuar produkteve të dekorit të shtëpisë, të punuara në mënyrë unikale artizanale!

18 Nëntor, 2019 || 593 views

Më datën 23 Nëntor 2019, në orën 17:30, tek Galeria ETC, Tiranë hapet “Zonja Art”, dyqani i parë shqiptar dedikuar produkteve të dekorit të shtëpisë të punuara në mënyrë artizanale.
Zonja Art ka si qëllim të rikthejë punimet e dorës të traditës së grave shqiptare në kohën moderne. Me estetikën e rrënjosur në mënyrat tradicionale të krijimit të produkteve: me grep, qëndisje, qepje dhe thurje, të kombinuara me fibra të qëndrueshme, kjo nisëm synon ta mbajë traditën gjallë dhe t’i rezistojë kohës. Projektimi, materialet, proceset dhe pajisjet e përdorura, do t’i bëjnë produktet e “Zonjës Art”, të përshtatura plotësisht sipas kërkesave të klientëve, me një pasion që do të tejçohet në gjeneratën e ardhshme.

Klikoni linkun për më shumë: https://www.facebook.com/ZonjArtOfficial/