Reshjet e borës veshin Korçën me të bardha

27 Dhjetor, 2019 || 493 views

Mbrëmjen e sotme dëbora ka përfshirë fshatrat turistike të Voskopojës dhe Dardhës. Burime zyrtare bëjnë me dije se trashësia e dëborës në Voskopojë dhe Dardhë ka shkuar 5 cm, ndërsa në Bigëll ka arritur në 10 cm.

Të njëjtat burime thanë se rreshjet e borës kanë përfshirë edhe në Qafën e Qarrit dhe Vithkuqin. Zyrtarë të Autoritetit Lokal të rrugëve nacionale bëjnë të ditur se nuk ka probleme përsa i përket qarkullimit në këto akse rrugore.

Ndërkohë, policia iu kërkon drejtuesve të mjeteve të kenë me vete në mjetet e tyre zinxhirë, nëse do të qarkullojnë në fshatrat turistike dhe rrugët nacionale të Juglindjes.

Burimi: https://meganews.al/