Qumështor i freskët nga delikatesat e kuzhinës shqiptare

7 Mars, 2020 || 1071 views

Tradita shqiptare është padyshim e shijshme.

Receta të ëmbla apo të kripura, të gatuara prej shekujsh me radhë, të trashëguara brez pas brezi e kanë shndërruar kuzhinën shqiptare në një nga më të veçantat e kulinarisë botërore në përgjithësi.

Një qumështor nga duart e amvisave shqiptare do të magjpeste këdo me shijen e tij.

Është një nga ëmbëlsirat më të shijshme të kuzhinës shqiptare. I përgatitur me mjeshtërinë dhe dashurinë e amvisave shqiptare, unik, delikat e kremoz, qumështori është ndër ëmbëlsirat më tunduese të shijes.

I lehtë plot shije dhe fantastik, ndër të preferuarit në raste festash, qumështori ka mahnitur me shijen e tij këdo që e ka provuar.

Receta e qumështorit është traditë e të gjitha trevave shqiptare.

AgroWeb.org iu përcjell më poshtë recetën tradicionale të përgatitjes së qumështorit në shtëpi. Një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar gjithë familjen por edhe miqtë dhe të afërmit tuaj.

Klikoni këtu për recetën: