Qafështama, kura juaj e shëndetit falas në çdo stinë

26 Tetor, 2019 || 1309 views
Vetëm njëzet e pak kilometra nga Kruja, përmes një rruge së fundi të asfaltuar e peisazheve që të lenë pa frymë, Parku Kombëtar i Qafështamës është një prej atyre destinacione që magjinë e atij të plotë e fiton në vjeshtë. Ajri dhe burimet ujore, që të dyja të rekomanduara si të mira me veti shëruese për shëndetin, natyra që të merr mendtë, e gjelbra e thellë e pishave dhe portokallja me mijëra nuanca e aheve, janë spektakli i pamungueshëm që mund ta shijoni vetëm në vjeshtë. Kjo është periudha idelae për të ndërmarrë një udhëtim, i cili nis nga pylli i bukur me pisha i hyrjes së Krujës, vazhdon permes Grykës së Vajës, pas malit të Skënderbeut, dhe përfundon tek shkallët e Shkreli Hotel-Camp, resortit më të ri, i cili do t`jua bëjë më të bukur qëndrimin tuaj në Qafshtamë. Çfarë prisni akoma?