Preza: Udhëtim një-ditor në fshatin magjepsës të Tiranës

November 24, 2022 || views

22 kilometra nga Tirana ndodhet Preza, një fshat i bukur ideal për të organizuar një udhëtim njëditor të këndshëm nga kryeqyteti shqiptar.

 

Për të arritur atje me makinë duhet të merrni rrugën SH2 për në Vorë dhe nga atje të ktheheni tek SH52 që të çon në destinacionin tuaj. Në të kundërt mund të merrni edhe një taksi nga Tirana.

 

Pse të zgjidhni këtë fshat?

Preza vlen të shkosh ta vizitosh, sidomos për të parë mbetjet e kalasë antike, e njohur për pozicionin e saj strategjik në Tiranë dhe në rrugën që lidhte Durrësin me Shkodrën dhe përballë asaj me Krujën. Fshati ndodhet në një peizazh idilik të rrethuar nga pemë ulliri, shegë dhe lule që ofrojnë pamje të shkëlqyer të natyrës përreth. Dhe mund të kënaqeni si gjithmonë me ushqimin e shkëlqyer tradicional vendas.

 

Thuhet se tradita e mbjelljes së pemëve të ullirit, në mënyrë të konsiderueshme, lindi në kohën e Skënderbeut. Në atë kohë ishte zakon për çdo çift të sapo martuar vendas të mbillte një pemë ulliri në nder të dasmës së tyre.

 

Kalaja e Prezës
Ndërtimi i Kalasë së Prezës, mbi mbetjet e një vendbanimi antik, daton që nga fillimi i shekullit të 14-të. Ndërtesa, në pronësi të një prej familjeve feudale më me ndikim të kohës, fisit Topiaj, ishte në formë pesëkëndore.

 

Karakterizohej nga kulla të mëdha vëzhgimi dhe mure të fuqishëm. Struktura, e shpallur një monument kulture në Shqipësi, fatkeqësisht pësoi dëme të mëdha pas tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 nëntor 2019 dhe po i nënshtrohet rinovimit. Në veçanti, kulla e sahatit e cila u shkatërrua pjesërisht.

 

Legjendat e lashtësisë
Në hyrje të kalasë ka një xhami të bukur prej guri që mund të vizitohet, inauguruar disa vjet më parë. Kalaja është e rrethuar nga histori dhe legjenda të shumta. Thuhet se ky ishte vendi ku u festua dasma e motrës së Skënderbeut, Mamica, dhe se gjatë betejave kundër osmanëve, ushtarët shqiptarë përdorën muret e kalasë për të komunikuar në sekret mes tyre. A njihni legjenda të tjera që lidhen me historinë e kësaj kështjelle? Na tregoni më tepër nëse shkoni ta vizitoni këtë fshat magjepsës.