PPNEA: 30 foto gjitarësh në vjeshtën mahnitëse të Parkut Kombëtar të Prespës

3 Nëntor, 2019 || 601 views

Vjeshtë në Prespë…

Nuk të lodhen asnjëherë sytë nga peizazhi mahnitës vjeshtor i Parkut Kombëtar të Prespës. Ekipi i PPNEA-së ka fatin të shijojë këto pamje, pasi që prej fillim të tetorit u zhvendosën në këtë park për të vazhduar studimin e ariut të murrmë (Ursus arctos). Të ndarë në dy grupe, specialistët kontrolluan dhe mblodhën të dhënat e kamerave kurth, nga ku dhe dolën fotot më të fundit të jetës së egër të kësaj zone.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prespë, paradë e “banorëve të pyllit”

Ekipi i PPNEA përmbushi kontrollin e parë të kamerave kurth të vendosura për këtë sezon monitorimi në Parkun Kombëtar Prespë, ku e gjithë sipërfaqja gjeografike është mbuluar duke u bazuar në shtigjet më të përshtatshme për kalimin e gjitarëve të mëdhenj.

Përshkimi i këtyre shtigjeve për këtë kontroll nga dy grupet e PPNEA në peizazhin mahnitës të Prespës pati rezultatin që pritej. Mbi 30 foto gjitarësh u fotografuan me lloje si ariu i murrmë (Ursus arctos), macja e egër (Felis silvestris), derri i egër (Sus scrofa), kunadhja (Martes foina), dhelpra (Vulpes vulpes), ujku (Canis lupus) etj.

PPNEA falënderon stafin e parkut të Prespës për ndihmën dhe sugjerimet mbi zonën e studimit si dhe vullnetarët e përfshirë në këtë proces. Ky studim realizohet në kuadër të projektit “Strengthening NGO-led Conservation in the Transboundary Prespa Basin”, financuar nga PONT dhe Aage V.Jensen Charity Foundation.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: Protection and Preservation of Natural Environment in Albania