Pogradec, pastrohet bregu i liqenit

19 Mars, 2020 || 542 views

Nga Rezart Ekmekçiu 

 Bashkia e Pogradecit edhe në këtë situatë pandemie të koronavirusit, nuk ka lënë pas dore as traditën: përgatitjet për mbajtjen pastër të qytetit në prag të sezonit të ri turistik. Përmes një videoje tregohet makineria e re që do të bëjë pastrimin e bregliqenit të Ohrit, duke u siguruar kështu pushuesve një bregliqen të pastër.

“Kjo do të jetë tashmë mënyra se si do të pastrohet bregu i liqenit dhe rëra. Kemi gjetur mënyrën më të mirë të mundshme për t’iu garantuar qytetarëve tanë dhe pushuesve një bregliqen të pastër, ashtu si Pogradeci dhe pogradecarët e meritojnë. Me mjetet e reja ndotja që ka ekzistuar çdo vit nuk do të jetë më. Detyra që i kemi vënë vetes është që këtë vit të garantojmë plazh të pastër, më shumë hapsirë publike dhe pa diskoteka zhurmuese në qytet”, shprehet bashkia e Pogradecit./ATSH