“Poçeria e Vjetër”, vendi ku artizanët e Kavajës bënë historinë e tyre

29 Dhjetor, 2019 || 1193 views

 “Poçeria e Vjetër” është vendi ku shumë kohë më parë, artizanët e Kavajës bënë historinë e tyre.

Produktet e qeramikës janë ndër më të hershmit në rajon. Punëtoria e parë e artit për prodhimin e qeramikës u hap në vitin 1936. Si një qytet me një traditë në përpunimin e argjilës dhe prodhimeve të saj, themeluesit e qeramikës ishin vërtet të prirur për teknologjinë e prodhimit nga përzgjedhja e lëndës së parë (balta), përgatitjen e pulpës dhe deri në pjekjen në “kumi” (furra për pjekjen e baltës).

 

Prodhimet e qeramikës kishin kërkesa të larta në treg dhe janë përdorur për ruajtjen e ushqimit dhe mbajtjen e lëngjeve. Sipas logjikës së thjeshtë të gjërave, asgjë nuk zhduket, por ata transformohen.

 

Tani  ritmi i punës vazhdon si gjithmonë, ku dëgjohet jehona e zërit, ku ushqimi i shijshëm është gatuar, ku mes miqve ndihesh si në shtëpi. Kjo përmes stacionit  të Agroturizmit në hyrje të qytetit të Kavajës, që njihet si restoranti “Poçeria e Vjetër”.