Plazhet lumore destinacioni i turistëve të huaj/Shkopeti, porta që shfaqë bukuritë marramendëse

9 Qershor, 2020 || 859 views

Nga Ilir Vata 

TIRANË, qershor /ATSH – Shkopeti porta që hap bukuritë natyrore të me një kanion të thepisur që ndahet nga lumi Mat.

Vetëm pak kilometra larg Tiranës në pikën ku bashkohet dhe paqësohet rrëmbimi i lumi Fan dhe Mat nis një port e madh që shfaq bukuri natyrorë në dy anët e lumit mat me pyje të harlisura, florë dhe faune që rrallë gjenden në Shqipëri.

Fillimi i Rrugës së Kombit, ndatë një tabelë që shkruan Burrel, pikërisht në pikën ku mate derdhet i paq, i gjerë dhe më rërë ka krijuar një plazhe të buzë lumit që prej vitesh shfrytëzohet nga turistë të huaj dhe vendas, kryesish nga kryeqyteti.

Plazhet lumore ofrojnë një parajsë për apasionuarit e ujërave të ëmbël, ku të ofron jo vetëm freskinë e lumit Mat, por dhe ngrohtësinë e diellit, mundësinë për të gjuajtur peshq, për të ndezur zjarr, por dhe për t’u ngjitur në male.

Ky vend i bukur është shpallur Park Natyrorë që në vitin 2018 dhe vizitorët në drejtim të tij vazhdojnë të rriten.

Pas Shkopeti, përmes kanionit natyrorë gjendet diga e hidrocentralit i Shkopetit duke krijuar liqenin e Shkopeti, një vend ku mundësi të vozisësh nga një breg në tjetrin por dhe të qasësh bukuritë marramendës.

Pas bukurive të Shkopetit vjen qyteza e Ulzës, që në anën veri lindore ka liqenin e Ulzës, krijuar nga ndërtimi i hidrocentralit.

Hidrocentrali i Ulzës në fillim u njoh me emrin e diktatorit “Enver”, më pas mori emrin “Karl Marks”, tani “Hidrocentrali i Ulzës”. Pra ka edhe pak histori e ndonëse në një kohë të erret, ajo që la pas është bukuria e liqenit të Ulzës që prek disa fshatra të Mati, por që të ofron një pamje të pamat thellësi deri në malin e Dejës.

Shkopeti dhe Ulza janë shumë afër për një piknik në fundjavë, me vlera natyrore dhe historike, por dhe ekonomike për aksesin e tyre infrastrukturor.

Pikërisht në këtë portë që hapen bukuritë natyrore gjen dhe historitë nga më të çmuarat, nisesh drejtë vendlindjes së Skënderbeut, drejtë vendit ku u thanë fjalët e para shqip, drejt vendlindjes së mbreti, drejtë burgut të Burrelit, Bulqizës, Batrrës, drejtë luginës së Klosit, drejtë majave të larta të maleve të Dibrës atje ku një tjetër lum shpalos bukurit e tij siç është Drini, por mbi të gjitha Shkopeti është një destinacion i afërt me kryeqytetin vetëm 40 km larg Tiranës. /a.g/