Përrenjas, projekt për nxitjen dhe promovimin e turizmit përmes guidave lokale

10 Nëntor, 2019 || 580 views

Nga Klotilda Saraçini
TIRANË /ATSH/- Administrata e Zonave të Mbrojtura në Elbasan ka nisur projektin “Nxitja dhe promovimin e turizmit në bashkinë Përrenjas nëpërmjet guidave lokale”.
Ky projekt zhvillohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që zbatohet nga UNDP në Shqipëri dhe që financohet nga Bashkimi Europian dhe bashkia Përrenjas.


Trajnimi i Guidave Lokale në bashkinë Përrenjas është një mundësi shumë e mirë për nxitjen e të rinjve për të ushtruar këtë profesion të bukur në zonë, edhe duke promovuar destinacionet turistike të kësaj bashkie.
Bashkia e Përrenjasit ka potenciale të pashfrytëzuara për turizëm natyror. Me historinë e pasur të zonës së Rrajcës, ku ndodhet shkëmbi i Skënderbeut dhe legjenda për Sofrën e tij, si dhe me bukuritë natyrore të Sopotit, zona mund të kthehej në një destinacion për vizitorë vendas dhe të huaj./k.s/ /a.g/

Burimi: ATA