Peja e Rugova, arratisje të bardha

15 Janar, 2023 || 50 views

Larg nga Tirana pothuajse aq sa Korça. Mund të shkoni vetë por mund të blini edhe një paketë agjencish turistike. Mund të zgjidhni të bëni ski por edhe ta kombinoni udhëtimin me eksplorime, ecje, ture në qytet apo sporte aventure, ka plot për të bërë. Një gjë ju sugjerojmë miqësisht; për ata që udhëtojnë pak, është një thesar i pazbuluar.

 

 

Tanimë ka filluar sezoni i dimrit dhe bora ka nisur të mbulojë vendin tonë. Tani së shpejti fillojnë edhe pushimiet dimërore dhe festat e fundvitit e që sigurisht që këtë vit preferohet të kalohen në natyrë. Atëherë ju prezantojmë destinacionin e Pejës dhe bjeshkët e Rugovës si një nga vendet më unike sa i përket trojeve shqiptare për ta përjetuar parajsen e bardhë dhe aventurat e natyrës gjatë dimrit.
Peja është një qytet turistik me përmasë jo të madhe në të cilin jetojn 100.000 banor dhe shtrihet në perëndim të Kosovës. Ky qytet veçohet pasi që është portë hyrëse për në Bjeshkët e Nemuna. Largësia nga Prishtina është 84 km ndërsa nga Tirana 270km ndërsa nga Shkupi 160 km. Sezoni i dimrit e bën këtë qytet të vizitohet nga shumë turistë pasi ofron mundësi të ndryshme atraktive për të gjitha moshat. Pjesa më e bukur gjatë sezonit të dimrit janë Bjeshkët e Rugovës. Terrenet e përshtatshme në këtë rajon malor ofrojnë mundësi për të kaluar eksperienca të bukura ndërsa aktivitetet që mund ti zhvilloni janë të ndryshme si ecje me papuçe bore, pushtimi i majave mbi 2000 m sipas mënyrës alpine, skijim, skijim i lirë në terrene të ndryshme, snowboard etj.

 

Për të gjitha këto eksperienca tani disa fshatra në rajonin malor të Rugovës si Boge, Shkrel, Shtupeq, Reka Allages, Kuqishtë etj janë pregatitur me ofertën e tyre me mjaft finesa që ju vizitorë të përjetoni kenaqësi, eksperienca dhe ngrohtësinë e dimrit ndërsa kompanitë turistike të specializuara për ju ofrojnë aktivitete të kombinuara duke filluar nga moshat e reja e deri në ato më të thyera, që të kalojnë një ditë duke shëtitur në terrene të badha e duke përjetuar aventura.

Disa nga përjetimet që mund t`i bëni janë vizitat e liqenit të ngrirë në Liqenat në lartësinë prej 1860 m, pushtimin e majave alpine mbi 2000 m, terrenet e përshtatshme për ecje me papuçe bore dhe programe educative për familje me fëmijë duke mësuar mbijetesën dhe sfidat e dimrit, skijim dhe trajnime për ski për të gjitha moshat, skijim i lirë për profesionistët, që mund të bëhen në terren, duke u lëshuar nga majat e maleve dhe snowboard.
Gjithashtu për adhuruesit e jetës së natës fshati Bogë ku edhe është qendra e skive, ofron një jetë më të gjallë me plot rini, bare dhe restorane ku netët janë të mbushura nën tingujt e muzikës dhe përjetimet e shoqërive dhe vallëzimeve do t’ju bëjnë që të kaloni pushimet tuaja në mënyrën më të bukur që ju keni menduar, ndërsa qyteti i Pejës është vetëm 28 km nga ky fshat dhe gjithashtu mund ti kaloni netët dhe të ktheheni prapë në destinacionin tuaj.