Orikumi destinacioni që i ka të gjitha!

August 19, 2020 || views

Orikumi nuk është një destinacion i ri, as për lexuesit tanë, e as për pushuesit që vizitojnë Vlorën. Është një vend që ofron shumë në çdo drejtim, në histori, në kulturë, në natyrë, në plazhe, në argëtim e kuzhinë, gjithçka për të cilën ka nevojë një turist që pëlqen të pushojë në zonën e Vlorës. Por Orikumi ka edhe një përparësi tjetër që ndoshta plazhe ose vende kaq të bukura e të pasura me mundësi e larmi pushimesh nuk e kanë. Ai ofron çmime shumë të lira dhe sidomos mundësi për pushimë familjare. Ndryshe nga zona e Zvërnecit ose Plazhit të Vjetër të Vlorës, ku hapësirat bregdetare janë ranore dhe për shumë pushues, jo dhe aq të preferuara, Orikumi të ofron plazhe me ujra të kristalta e brigje të buta e të qeta, të përshtatshme për familjet me fëmijë.

 

 

Gjithë zona, brenda në qytetin e Orikumit por edhe përgjatë bregut, është e pajisur me infrastrukturë pritëse të llojit hotele, apartamente e shtëpi pritëse, që plotësojnë kërkesat e të gjitha llojeve, që nga çmimet e larta e standarti gjithashtu cilësor, deri në katër yje, e deri tek ato më ekonomiket, që janë dhomat familjare me qira disaditore.

   

Gjithashtu shumë prej këtyre hoteleve, ju ofrojnë kuzhinë shtëpie e gatime të porositura, jo domosdoshmërisht me çmime restoranti. Nëse ju doni të pushoni lirë por edhe të shijoni ditën, duke mos e humbur kohën me gatime, ju mund të porositni një drekë ose darkë me gatime shtëpie dhe gjithçka do të jetë gati kur të ktheheni.

A & G Hotel
Nëse doni standarte të larta të niveleve me katër yje, ne ju propozojmë A & G Hotel, përballë Molit, në Orikum. Mjedisi është i adhurueshëm, stili italian përzihet me mikpritjen shqiptare në gjithçka që ofrohet, që nga mengjesi i patëmetë, akomodimi dhe degustimi i verërave të ndryshme.

 

Hotel Argeli
Është personifikimi i pushimeve familjare në të gjitha kuptimet. I bollshëm, me hapësira ku fëmijët do ndihen rehat, buzë lumit e pranë detit, me restorant që ofron edhe gatime shtëpie por edhe pjatat me të mira të kuzhinës mesdhetare, piceri me furrë druri, një lulishte të gjerë dhe dhoma të bollshme e komode.

 

 

Në Orikum jo vetëm për plazh
Mos e shfrytëzoni kohën vetëm për plazh. Keni plot ditë për të vizituar Parkun Arkeologjik të Orikut, Lagunën e Orikumit, Kishën e Marmiroit, Tragjasin e Vjetër, Parkun e Llogorasë, Dukatin e vjetër… kështu do të përzieni pushimet me pak histori e tradita labe, të denja për bisedat e dimrit, kur pushimet të kthehen në historinë e radhës.