NUBIA WELLNESS & SPA by Klajdi Resort an exclusive world of wellness and relaxing therapy

16 Janar, 2023 || 94 views

“Nubia” e ka origjinën nga Egjipti dhe instiktivisht kjo e lidh në kujtesën tonë me mbretëreshën e bukurisë Kleopatrën dhe banjat e saj të famshme me trajtime kremrash e produktesh estetike, kripërash minerale e shërbimesh të tjera në të mirë të trupit dhe mendjes. Si i tillë, ju mund të imagjinoni se çfarë trajtimi ju pret në NUBIA WELLNESS CENTER, nën një trajtim ekskluziv e një shërbim holistik të jashtëzakonshëm, me masazhe, trajtime me terapi të ndryshme, instrumente nga fjala e fundit e teknologjisë dhe mjediset e një bukurie të veçantë.

Një resort i pakrahasueshëm buzë detit Adriati, Klajdi Resort & Spa përfaqëson gjithçka që plotëson relaksimin dhe argëtimin tuaj. Do të shijoni më shumë se një resort pushimesh buzë detit, falë standartit ekskluziv të mjediseve dhe shërbimit. Paqja dhe rehatia juaj është pjesë e shërbimeve të të gjithë stafit.

Hapësirat dhe komoditeti i ambienteve të shumta do t’ju bëjnë të ndiheni ndryshe e të përkëdhelur, si të ishit i vetmi mysafir në resort.
Si njohësi më i mirë gastronik në bregdet prej gati tri dekadash, parada e pjatave më të mira të shëndetshme vjen në çdo ditë të vitit, për të kënaqur edhe shijet më të sofistikuara. Një harmoni e pashembullt që do ta mbani mend për shumë, falë përvojës së gjatë dhe suksesit, e cila bën që sot resorti të rreshtohet ndër më të mirët në bregdet dhe të jetë ekskluziv për shumë shërbime të mikpritjes, gastronomisë dhe shërbimeve të mirëqenies.

Tashmë trajtimet e estetikës dhe mirëqenises, jo vetëm që kanë zënë vend të rëndësishëm në të gjitha resortet me katër dhe pesë yje kudo nëpër botë por ato po përsosen gjithjmonë e më shumë, duke shkuar drejt një shërbimi ekskluziv, i cili përcakton shkallën e shërbimit dhe kategorinë e resortit që e ofron këtë shërbim. Dhe Klajdi Resort me “NUBIA”-n e tij pa asnjë dyshim që hyn në kategorinë me pesë yje.
Trajtimet estetike, masazhet tradicionale, masazhet e veçanta, refleksologjia, terapitë me origjinë nga Lindja, ofruar nga një staf i origjinës, masazhet ujore të ndryshme si Jacuzzi, dushi emocional, banjat e avullit, hamami, sauna por edhe dhoma e kripës dhe pishina dimërore me ujvarë masazhuese, janë të gjitha një listë e gjatë ku ju mund të zgjdhni për të sjellë në harmoni trupin dhe mendjen tuaj.
Gjithçka tjetër është vlerë e shtuar mbi atë që quhet shërbim i personalizuar, ku në mjediset e SPA-së ju ofrohen delikatesa dhe pije ekskluzive të cilësisë së lartë, për të ekzaltuar qëndrimin tuaj dhe për t`ju siguruar një qëndrim të paharrueshëm.