Njihuni me Muzeu Etnografik të Gjakovës

6 Maj, 2020 || 1649 views

Historiku
Objekti gjendet mu në qendër të qytetit, përballë Kuvendit Komunal në Gjakovë. Është ndërtuar në vitin 1810 nga familja Sina. Shtëpia është ndërtuar në dy etazhe p+1. Etazhi i përdheses është përdorur si depo, ndërsa pjesa e lartë për banim. Pjesa e banimit ka katër dhoma dhe dy ballkone. Materiali i përdorur është tulla, guri dhe druri.

Për vlera të larta dekorative dallohen sidomos dhoma e madhe që gjendet në krahun e majtë të ndërtesës dhe qymlekët me furrat e tyre të cilat gjenden të vendosura në të katër dhomat. Korridori i ndan dhomat nga njëra-tjetra dhe në planimetri paraqitet në formë kryqi. Shtëpia me kohë ka pësuar ndryshime. Pjesa e përparme ka pasur dy dhoma të miqve dhe stallën me pleme ku është deponuar ushqimi i kafshëve. Po ashtu shtëpia ka pasur shtëpinë e zjarrit në përdhese, ndërsa në kat mbi shtëpinë e zjarrit kanë qenë edhe dy kthina ndihmëse që kanë qenë të vendosura prapa shtëpisë por që sot nuk ekzistojnë.

Në vitin 1918 kjo shtëpi është shitur nga pronarët dhe ka kaluar si pronë e Haxhi Osman Boshnjakut, gjersa kuvendi komunal i Gjakovës me anë të një kontrate me pronarët e ka shndërruar atë në muze etnografik duke u mbështetur në vlerat arkitektonike dhe artit popullor të objektit.

Muzeu historik është i vendosur në ish sarajet e kullave te Abdulla Pashë Drenit, ku janë zhvilluar ngjarjet e stuhishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në këtë qytet forcat e armatosura të Lidhjes së Prizrenit vranë Mehmet Ali Pashë Maxharrin. Ai kishte ardhë me rekomandimet e qeverisë osmane për të bindur krerët e Lidhjes në qytetin e Gjakovës për lëshime territoriale ndaj fqinjëve të vet, sipas vendimeve të Kongresit te Berlinit.

Në fillim ky muze ishte dedikuar si muze Luftës Nacional Clirimtare, ku edhe pjesa dërmuese e eksponateve janë të kësaj periudhe. Momentalisht ky muze nuk është duke funksionuar për arsye se është në renovim e sipër.

Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në përhapjen e arsimit dhe të kulturës, në studimin, prezentimin vizual dhe popullarizimin e historisë, në njohjën dhe specifikat e zhvillimit të një populli.

Seksioni i Etnografisë
Muzeu etnografik gjendet në “Shtëpinë Folklorike”, një shtëpi me karakteristikat më interesane në qytet, përfaqësuese tipike e banimit urban. Kjo shtëpi është ndërtuar që më 1830 nga mjeshtërit dibran.

Ndërtesa ka dy kate dhe dy çardak. Kati i parë shfrytëzohet për ekspozita tematike, ndërsa në këtë pjesë janë të ekspozuara edhe eksponate të zejeve të kultivuara në qytet e rrethinë.

Seksioni i etnografisë pranë Muzeut studion dhe përcjell lindjen, rritjen, përparimin dhe ndryshimet e popullit gjatë formacioneve të ndryshme ekonomiko-shoqërore e kulturore në të gjitha fazat e zhvillimit të tij.

Muzeu është i pasur me koleksione të ndryshme, si atë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe referantin e disa zejeve që nuk janë zhdukur tërsisht. Po ashtu në këtë muze është edhe koleksioni i veshjeve me motive nga treva të ndryshme të Gjakovës.

Koleksioni i Etnografisë disponon me një fond prej 1730 objekteve të kulturës materialeve te gjetura në vendbanime qytetare dhe fshatrave të regjionit të Gjakovës, gjatë periudhave të ndryshme historike.

Në muze ka kryesisht eksponate etnografike.

Për momentin muzeu i shfrytëzon dy dhoma për eksponate së bashku me korridorin në katin e epërm dhe hollin poshtë, ku janë të vendosura disa eksponate dhe shfrytëzohet si hapësirë për ekspozita.

Duke u bazuar në këtë, stafi profesional ka bër përpjekje që në muze të sjellin shumë vegla pune të kultivuar në qytetin e Gjakovës në të kaluarën.

Në katin e epërm të muzeut në koridor janë të vendosura disa eksponate etnografike të veshjes së popullsisë ndër mote, si dallamen soleme qytetare e qendisur me fije ari, veshje kombëtare të konfesionit të krishterë të trevës së Hasit, tirqe për veshje kombëtare të fëmijve, pastaj shumë enë të bakrit, të amvisrisë, të cilat janë përdorur nga popullata në të kaluarën, kutia e nuseve në të cilën është vendosur paja me rastin e martesës.

Në anën e majtë të këtij koridori bien në sy shumë eksponate të amviserisë të përdorura nga qytetarët në të kaluarën si sofra, tepihë etj.

Në ambientet e muzeut ruhet një eksponat i rrallë i rrobave karakteristike të punuara me dorë nga esnafet e terzive të Gjakovës për një familje beglere të derës së Kryezive, të cilat për shkak të vlerës së madhe ruhen në kasafortën e muzeut për shkaqe sigurie dhe te cilat herë pas here dalin në ekspozita që organizon muzeu. Në pjesën e poshtme të muzeut po ashtu ka eksponate të tjera të vlefshme. Po ashtu është i ekspozuar edhe pitosi i kohës ilire, si eksponat me vlera të veçanta.

Komuna e Gjakovës, pritet të hap edhe një muze të muzikës, i cili ka për qëllim pasqyrimin e kulturës së pasur muzikore që ka pasur Gjakova ndër dekada.


 

Emri: Muzeu Etnografik

Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 31.12.1955-nr.1093/55

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjakovë

Lokacioni
Shteti: Kosove

Komuna: Gjakovë
Qyteti/Fshati: Qytet-Gjakovë

Lokaliteti: “Çarshia e Vogël”

Kodi Postar: 50000

Emri i rrugës: “Nëna Terezë”

Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Burimi: https://dtk.rks-gov.net/

Burimi i fotove këtu: