Një nga destinacionet që duhen vizituar në 2023/ Lonely Planet i “vë” syrin Shqipërisë

16 Nëntor, 2022 || 237 views

Lonely Planet ka zgjedhur Shqipërinë si një nga destinacionet që duhet vizituar për vitin 2023. Vendi ynë është tashmë në listën vjetore të udhërrëfyesit më të mirë për udhëtime.

 

Shqipëria përshkruhet si një vend që ndodhet në Evropë, por nuk është si pjesa tjetër e kontinentit. E kjo për arsyen e vetme sepse për shumë të huaj Shqipëria është një enigmë.

 

Megjithatë, për ata vizitorë të cilët kanë mundësi ta vizatojnë atë mund të zbulojnë një vend me shumë bukuri natyrore por mbi të gjitha një vend ku mikpritja, dhe tradita janë të ndërthurura së bashku.

 

Lonely Planet rekomandon për ndjekësit e saj një intinerar 4 ditor me disa ndalesa. Aventura për udhëtarët nis me Shkodrën që thuhet se është një nga qytetet më të vjetra në Evropë. Dita e udhëtarit mund të nisë mjaft mirë me një vizitë në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi. Përmes këtij muzeu mund të shihen imazhet që kapin jetën e fshatit një shekull më parë.

 

Pas konsumit të një vakti apo xhirove të famshme me bicikletë nuk duhet humbur Kalaja e Rozafës për të cilën askush nuk e di saktësisht se sa të vjetra janë themelet e saj.

 

Nga Shkodra mund të shkohet në Valbonë. Pas akomodimit në një nga shumë bujtinat në vend rekomandohet një ecje 3 milje vajtje-ardhje në një kullotë të vogël bari në anën veriore të luginës.

 

Në ditën e tretë të udhëtimit jo larg Valbonës është Thethi. Bujtinat këtu pothuajse të gjitha ndërtesat prej guri të stilit tradicional me çati të larta u ofrojnë vizitorëve tavën e dheut, një ushqim i përsosur tradicional.

 

Shumica e udhëtarëve kthehen në Shkodër herët në mëngjesin e ditës së katërt por ka nga ata që marrin një udhëtim për në jug të vendit ku rekomandohet të vizitohet Syri i Kaltër.