Një mikpritje Bajroneze në Tepelenën e Vezirit Ali

6 Gusht, 2019 || 577 views

Një mikpritje Bajroneze në Tepelenën e Vezirit Ali

Nga Aleksandër Toti

Është ndoshta steriotipi më i madh i bërë për një qytet, të cilin historia e njeh si vendin e legjendave, luftës, fustanellës, labçes arbërore, burrave me hap të rëndë e hije mali. Tepelena, kushdo duhet ta njohë dhe ta dijë, dhe kjo nuk është një krekosje që buron nga provincat. Ajo është po aq e brishtë, po aq frymëzuese sa 200 vjet më parë, ku Lordi Bajron, do t’i tregonte gjithë botës mikpritjen e një vendasi si Ali Pashë Tepelena… E kush do ta mendonte, as unë sigurisht! Tanimë Aliu me legjendat e tij ka vdekur atje mbi një ishull, në Janinë, e s’kemi më një Vezir që të presë e përcjellë lordë, konsuj, ambasadorë… por ama kemi një Lord të ri, që të pret si Aliu dikur në sarajet e tij.

Ata janë një çift i kthyer nga metropoli Tiranë dhe duket se e kanë ndarë mendjen. Për ta Tepelena është rezidenca e tyre e fundit. Kanë vendosur të “bëjnë” Tepelenën, madje kur i pyet për marrëzinë të thonë: “Ne jemi të vetëdijshëm se njeriu i vetëm nuk mund të ndryshojë botën, por ama oborrin e shtëpisë çdokush mund ta ndryshojë…”. Kjo i ka motivuar që të largohen nga zhurma, pluhuri, kaosi trafikut dhe ndrydhja shpirtërore që të bën, si i thonë fjalës, “të marrësh malet”. Lordi Bajron ishte frymëzimi më thelbësor që do t’i shkonte këtij qyteti, për t’u bërë brand-i, i ngrehinës së parë turistike në Tepelenën e vogël, pikërisht aty ku Lord Bajroni ka pushuar e shëtitur me kalë, gjatë ditëve të qëndrimit në Tepelenën e Aliut, rijetëzuar këto kujtime edhe në pikturat e famshme të Eduart Lir, një tjetër poet anglez që vizitoi Tepelenën dhe Shqipërinë më 1848.
Ky çift ambasadorësh turistikë, Dukagjini dhe Anila, po bëjnë gati dy vjet që ofrojnë për mysafirët e Tepelenës, atë që rrallëkush do ta mundësonte, kur vjen fjala për ushqim cilësor, gatim profesional dhe ambiente që të ngrohin zemrën. Nuk është rasti për një restorant të zakonshëm, por për një manastir natyror, i cili gjendet i rrethuar mes lumenjve të kristaltë të ujrave të Vjosës e Bënçës, që të rrinë përqark dhe të ledhatojnë me fëshfërimën e tërkohshme. Aty mund të gjesh gjithçka, një hapësirë e gjithë plotë me pemë si të ishte një Eden, ku mëngjesi përshfaq rrezet e diellit mbi Golik, një mal 1800 metra të lartë, që fle sipër Vjosës e zgjohet nga zogjtë. Aty ushqimi dhe kuzhina ka një ndërthurje delikate mbi traditën Tepelenase dhe servirjen e një copëze Toskane, gastronomi Italiane, e sjellë nga mjeshtëri i Gambero Rosso, lënë në arrati parkun e liqenit të Tiranës, për “parkun e Bajronit të Tepelenës”, Xhino (Dukagjini). Do të mjaftonte një klik i lehtë në Booking. com “Lord Bajron Stek & Stefood House” dhe review- t, një breshëri komplimentash nga gjithë bota, vlerësimi 9.4, thuajse ekselent. Sidoqoftë kjo nuk mjafton, aty mund të kapesh me malin dhe të përqafosh retë e Këndrevicës ose ndonjë çmenduri tjetër, sikurse është ajo e Kurveleshit, nga Bujtina mbi kanion, në honet e çmendura që vetëm zoti di të krijoi, a thua të jenë prerë në thikë, deri tek zbritja në detin e Borshit, një aventurë e paharrueshme për vetëm një fundjavë… E pra miq, ku ka më mirë se në Tepelenë, aty ku siç se pret, e gjen!
Mos ngurroni, Dukagjini dhe Anila ju presin, mjafton një prenotim i vetëm apo grup, si ta doni dhe… aventura sapo ka filluar, na shkruani sërish për përshtypjet tuaja, jemi të bindur se ju kemi thënë shumë pak, duhen sytë tuaj për ta besuar!
Mirë se të vini, Lord Bajron ju pret!


 

Majkosh, Tepelene, Albania

Mobile: +355698208842

Website: www.lord-byron-al.book.direct