Një “bre lalke” 200 euro apo një “ta marrsha” 50 euro? Shqiptarët dhe udhëtimet e festave

December 22, 2022 || views

Me ardhjen e festave te fundvitit nuk jane te paket ata qe planifikojne qe te udhetojne ne destinacione te ndryshme si brenda dhe jasht vendit. Natyrishte qe alternativat jane nga me te ndryshmet si nga vend ndodhja gjithashtu edhe nga ajo cka duhet te paguash.

Ne nje interviste ne Vizion Plus ekspertja e turizmit Flora Xhemani Baba e cila eshte thuasje cdo dite sa ne nje vend ne tjetrin shprehet se pavaresisht kesaj ajo sebashku me familjen e saj cdo fund vite e vendosin ne momentin e fundit se ku do ti kalojne festat. Ne ditet e fundit te ketij viti behet me dije se Korca eshte “full” dhe se tashme rezervimet jane mbyllur.

Flora shprehet se “Parisi i vogel i Shqiperise” ka punuar fort nder vite me anen e marketingut e tani ajo po vjel frytet e punese se bere. Por ne fjalen e saj si ekperte e turizimit Flora shprehet se edhe Shkodra eshte nje destinacion i persosur per tu frekuentuar duke u ndjekur edhe nga Berati, Gjirokastra apo Vlora gjithashtu nuk mbeten pas.

Duke u ndalur tek Shkodra ajo nuk le pa permendur bukurite dhe atraksionet e ndryshme qe mund te gjenden ne kete qytet si pedonalja, baret e ndryshme, ushqimet e pijet karakteristike e pa harruar ketu edhe muziken qe e ben teper te vecante e njekohesisht nje vendim teper te mire per ta vizituar Shkodren. Ne fjalen e saj nuk u la pa permendur edhe problematikat qe shqorojne pikat turistike te vendit tone duke u ndalur ne Theth ku energjia elektrike eshte teper e dobet e ne te shumten e rasteve edhe mungon per ore apo edhe dite te tera.

Akoma me keq kjo situate paraqitet ne Lumin e Shales apo ne Koman ku fatkeqsisht ne keto zona akoma nuk ka shtylla elektrike. Por pa e dramatizuar shume situaten ne thelb veriu i Shqiperise eshte nje alternative mjaft e mire dhe e leverdisshme per te kaluar festat ku edhe sa i perket fatures do te jete me e ulet per te mos thene 50% me lire se ne destinacione tipike si brenda dhe jasht trojeve shqiptare.