Neritan Ceka: Në Shqipëri kalon përmes historisë dhe gjeografisë njëkohësisht

6 Gusht, 2019 || 568 views

Ç’përfaqëson hapësira shqiptare në Ballkan në hartën arkeologjike të rajonit dhe të krejt Mesdheut?

Me pozitën e saj gjeografike Shqipëria ka qenë vendi ku u zhvillua qytetërimi ilir, por edhe vendi ku u kryqëzuan qytetërimet më të rëndësishme të lashtësisë dhe mesjetës. Gjurmët e tyre materiale janë ruajtur gjatë shekujve atje ku jeta vazhdoi pa ndërprerje, si në Durrës, Berat, Elbasan, Lezhë, apo ngrihen në format mbresëlënëse të qendrave antike të Apollonisë, Butrintit, Bylisit, apo kështjellave të Shkodrës, Petrelës, Kaninës, Porto Palermos etj. Mund të them se për nga numri monumenteve dhe cilësia e tyre, Shqipëria është një vend me të vërtetë i pasur.