Në Sofjen e qetë dhe paqësore

January 16, 2023 || views

Sofia ishte një surprizë e ngrohtë për mua!

 

Për ata sy që e duan arkitekturën dhe historinë evropiane, ka shumë për të vëzhguar në këtë qytet ballkanik.
Qendra e qytetit është e vjetër dhe shumë e ndikuar nga arkitektura ruse. Është një qytet me numrin më të madh të të krishterëve ortodoksë, sinagogave, xhamive dhe hotelit të mrekullueshëm Sofia që ndodhet në zemër të sheshit.

Hotel Sofia është unik

Jam dashamirëse e hoteleve të vjetra me shërbim tradicional. Hotel Sofia është ndërtuar me qëllim që t’u shërbente dhe te strehonte trupat diplomatikë gjatë regjimit socialist, kështu që për ata që dëshirojnë të kenë një përvojë në zemër të Sofjes, do të llasohen nga ky hotel elegant dhe i krijuar prej kohësh.

 

Pata fatin që stafi i hotelit më tregonte shkurt historinë e këtij hoteli, pse dhe si vendosën rusët ta ndërtonin atë; një nga qëllimet kryesore ishte mbrojtja e kishës ortodokse të Shën Gjergj Rotundrës e cila ndodhet në qendër të oborrit, midis rezidencës presidenciale dhe vetë Hotel Sofjes.

 

 

Një perlë ikonë si për turistët ashtu edhe për besimtarët dhe është e hapur çdo ditë për turnetë ditore.

Burimet minerale trake, të vendosura pranë banjës qendrore dhe xhamisë Banya Bashi, ishin një përvojë e rrallë.
Uji i ngrohtë mineral është i aksesueshëm për publikun dhe është falas për të gjithë.

Një pamje e rrallë për t’u parë gjatë rrugës për në qendrën tregtare TZUM.

Bullgaria ka një atmosferë mistike, tramvaje të vjetër, vendkalime të gjata dhe ndërtesa të bukura. Mjafton një ose dy ditë për të eksploruar Sofjen, për të shijuar kuzhinën tradicionale dhe për të ndjerë atmosferën e këtij qyteti me ndikim të fortë rus.

Unë do t`ia rekomandoja Sofjen kujtdo që po kërkon një përvojë qetësuese e të ngrohtë për fundjavat e gjata.

Një vend i qetë dhe paqësor për një udhëtim 2 ditor!