Në Ploçë te Familja Abazaj, sa dashuri dhe mikpritje!

October 22, 2019 || views

 

Forma më e bukur e turizmit sot është ajo e përvojës. Diamanti që shkëlqen më shumë në këtë gjerdan-itinerar është ai i mikpritjes. Në asnjë guidë turistike të botēs (as në guidat “Blue Editions” ku hedhim përvojat tona), që flet për një destinacion të caktuar nuk do ta gjeni dot të shkruar shprehjen “Mirë se erdhët të keqen nëna”, sepse është e papërkthyeshme. Por po të shkoni vetë, do ta gjeni patjetër. Siç e gjetëm ne në Ploçë, tek familja Abazaj, ku nëna Adelina jo vetëm që na priti por na drejtoi  edhe tek Porta me Hark e parkut të Amantias.

 

        

 

The pasi u kthyem të vaposur, na kishte bërë gati një kafshatë bukë. Oh qiell! Bukë fshati me aromë nëne! Djathë, kos deleje e dhallë pikë e flori! E pasi u zhdëpëm mirë, një lëng thane e nga një kafe. Një drekë fshati nën hijen e bajameve, mu në mes të parkut arkeologjik, me dëshmorët në oborr të shtëpisë, po a ka përvojë më të bukur se kjo?

Do t`jua rekomandonim edhe juve në çdo kohë e stinë por periudha më e mirë është në verë, kur edhe nuset e djemtë e shtëpisë, i japin një dorë nëna Adelinës, të presë vizitorët.

 

 

Që të kuptoni se çfarë ju pret, hidhini një sy fotove në postimin tonë

https://www.facebook.com/search/top/?q=te%20familja%20abazaj&epa=SEARCH_BOX