Në oazin plot ngjyra të Nuevo Deluxe Resort

August 10, 2020 || views

Krejtësisht i ri, i hapur këtë verë në Shëngjin, ky resort ofron gjithçka, duke u kthyer në një vend ideal për fundjavën tuaj

Asgjë nuk i mungon Shqipërisë! Të gjitha llojet e turizmit i ofron! Edhe ato që po synohen gjithnjë e më fort, resortet “delux”, që supozon standart maksimal në çdo shërbim, janë të pranishme tashmë. Më i fundit sapo u prezantua në Shëngjin. Nuevo Deluxe Resort, është pa asnjë dyshim oferta më cilësore, ku gjithçka që ju sheh syri vjen me standart e një shërbim të përkujdesur deri në atë pikë sa do t’ju “detyrojë” të reagoni me një buzëqeshje.

Sepse e tillë do t’ju shkojë dita, që kur ta nisni në mjediset e parkut ujor gjigand, kur ta vazhdoni me një drekë që kalon çdo pritshmëri tuajën, qoftë nëse shijoni një picë me furrë druri, qoftë nëse zgjidhni kuzhinën e patëmetë, e deri kur ta mbyllni me një koktej në barin buzë pishinës apo një kafe në mjediset elegante kudo nëpër resort. Fundjavat? Ato janë krejtësisht tjetër gjë. Shkoni dhe shijojeni një dhe do të kuptoni ç’do të thotë të ndihesh i përkëdhelur në një resort turistik.

Brenda oazit Nuevo Deluxe

E gjejmë shpeshherë të përdorur fjalën “oaz” kur kërkon të përcillet ideja e një vendi të veçuar e freskues që përmbledh në një rreth të mbyllur një sërë shërbimesh, kënaqësish, mjetetësh apo mënyrash për të kaluar kohën në mënyrë të këndshme ose përmbushëse. Por nëse ka një rast kur kjo fjalë merr plotësisht kuptim, është ky rast, kur duhet të përshkruajmë fizikisht vendndodhjen e Nuevo Delux Resort. Investimi është realisht një oaz, i veçuar nga njësitë e banimit, i vendosur mu në mes të gjelbërimit të fushave që lidhen pak më tutje me Lagunën e Kunes, i sigurt në çdo drejtim dhe i rrëthuar me mure të gjelbër selvish, për t`ju krijuar mundësi të pushoni në qetësi të plotë, larg kaosit e zhurmave të zonave të populluara.
Gjithçka në 6500 m2

Shërbimet dhe standartet janë shumë të rëndësishme por edhe hapësira gjithashtu; hyrja madhëshore e resortit, ju fton drejt një mjedisi sa modern, aq edhe mikpritës e ftues, me ngjyra të gëzuara, gjelbërim kudo ku ju sheh syri dhe një dekorim elegant që vihet re në gjithçka, që nga bari i jashtëm në pishinë, mjediset e barit të brendshëm, recepsioni apo restoranti i mobiluar me shije. Por edhe plot detaje të tjera si ndenjëset verore plot ngjyra, shtretërit e pishinave jo vetëm të rehatshëm por edhe të bukur, elementë të shumtë të dekorit rreth e qark, deri tutje tek pishina e vogël e fëmijëve dhe fusha e volejbollit, janë një ansambël i tërë detajesh që plotësojnë panoramikën qetësuese, ku syri patjetër kërkon pjesën e tij.

Dhomat, një përrallë Hirusheje

Nëse keni ardhur për fundjavë dhe jeni të paduruar të shikoni dhomën ku do të flini, keni plotësisht të drejtë; ambienti është aq ndjellës sa më parë do të doni të shijoni një pije mirëseardhjeje në ballkonin e dhomës, nga ku ju buzëqeshin ngjyrat e gëzueshme të parkut ujor dhe syri ngopet deri në pafundësi tej Lagunës së Kunes, sesa të shkoni drejt e në pishinë apo në lobby bar. Standartet e dhomave janë të pagabueshme deri në detaj, duke ju ofruar jo vetëm luks por edhe higjenë maksimale, përmes sendeve personale njëpërdorimëshe. Është e kuptueshme se gjithçka tjetër nuk ka më nevojë për përshkrim; do të gjendeni në një atmosferë përkëdhelëse.

Ushqimi, art i gdhendur në pjatë

Në fakt në fillim do t`ju flasim për picerinë me furrë druri. Nuk e teprojmë po të themi se delikatesat dhe sallameritë apo djathërat që hidhen mbi picat e pjekura nën aromën e drurit, janë të një cilësie të padiskutueshme, që nuk do të negociohet as në të ardhmen, kur klientela e këtij resorti – jemi të bindur – do të shkojë në nivele të larta të fluksit.
Sa për gatimet, ato janë një art më vete, që kuzhinieri i talentuar i përcjell me keqardhje për jetën e tyre të shkurtër. Por fatmirësisht për të, rrjetet sociale janë një “shpëtimtar” i veprave të tij të artit, ku secili shton “koleksionin e vet dhe e tregon “me krenari” ndër miq. Ç`të bësh; sot pjatat e bukura të kuzhinës mesdhetare “konkurojnë” denjësisht edhe pikturat e të famshmëve të mëdhenj dhe përsa kohë trendi do të vazhdojë, kuzninierë të talentuar si ai i Nuevo Deluxe Resort, do krijojnë veprat e tyre të përditshme që duhet të kënaqin jo vetëm stomakun por edhe sytë.

Po argëtimi?

Brenda në resort ai është i garantuar. Pishina dhe parku ujor prej 1200m2, janë gëzimi më i madh i fëmijëve por jo vetëm atyre. Për më të vegjlit, këndet e lojrave, komode, të pajisura me tapet dhe plotësisht në hije, u krijojnë prindërve rehatinë e nevojshme për të shijuar pushimin. Edhe pishina e fëmijëve, krejtësisht e veçuar, që shmang çdo lloj pakujdesie të mundshme, është nje tjetër argëtim i sigurt për vogëlushët.
Ata më aktivët mund të luajnë volejboll në fushën e ndërtuar enksa e pak më vonë edhe lojra të tjera me dorë, të cila mbushin më së miri kohën e pushimit.

 

Çfarë mund të bëni jashtë resortit

Gjithçka; në një rreze prej pesë kilometrash mund të shkoni në Plazhin e Shëngjinit. Nëse doni të bëni plazh buzë detit, stafi i resortit ju çon e ju merr kur të doni ju.
Mund të vizitoni qytetin; Kalanë, Varrin e Skënderbeut, Muzeun Etnografik, të ecni në shëtitoren buzë Drinit në mbrëmje.
Mund të bëni shtëtitje në Lagunën e Kunes, e pak më tutje në atë të Vainit, nëse jeni një dashurues i natyrës. Mund të ndërmerrni një itinerar me biçikleta mali ose elektrike, në një rrjet rrugësh të asfaltuara rreth e qark resortit, që kapin një gjatësi prej 15 kilometrash, ose edhe rrugë e shtigje brenda lagunave, që janë një tërheqje magjike. Mund të ndërmerrni ecje në grupe nëpër shtigjet kodrinore kudo rreth e qark Lezhës, të kaloni nga Rana e Hedhun drej Velipojës, përmes Malit të Rrencit, etj..
Nëse keni prenotuar ditë mjaftueshëm, mund t`ia kushtoni një ditë agroturizmit; zona është plot me kantina e sipërmarrje lokale familjare, në Fishtë, në Zadrimë, në Kallmet, por edhe pak me thellë në krahun tjetër, në Malësite e Mirditës. Mund të bëni një tur kishash ndër të shumtat e kësaj zone.
Dhe pasi të keni shpenzuar së paku një ditë jashtë, në dinamikën e gjallë që Lezha ofron, mund të ktheheni e të shijoni qetësinë dhe komoditetin që Nuevo Deluxe Resort ofron dhe që është arsyeja për të cilën ju keni ardhur në Shëngjin.