NË LLOGORA TOURIST VILLAGE/ Afër malit afër detit…

16 Janar, 2023 || 215 views

Afër malit afër detit…

Resorti alpin me vendndodhjen më të veçantë në Shqipëri, që i ka të gjitha përparësitë për të qenë ideal në dimër e në verë. Në zemër të Parkut Kombëtar të Llogorasë, fare pranë detit dhe me Majën e Çikës përballë, një parajsë e gjelbër ku e gjejnë veten të gjithë. 16 shtëpi prej druri si në përralla, një hotel me standarde të shkëlqyera për një resort gjithëvjetor me pishinë të brendshme, kënd lojrash, Spa, palestër “outdoor”, mini golf dhe muze botanik në natyrë.

 

Shoqëria e drerëve do t’ju magjepsë. Pjatat lokale kombinohen me sharmin e një restoranti me pesë yje dhe verërat më të mira që mund të keni provuar.

 

Mendoni pak, sapo jeni kthyer nga ngjitja në Malin e Çikës ose nga shëtitja në Shtegun Botanik dhe ajo që ju pret është një pishinë me ujë të ngrohtë, një dhomë e nxehtë me avull (Sauna) ose një hamam (banjo turke). Pasi të keni çlodhur çdo muskul, një lojë ping-pong, a bilardo me miqtë, një çaj mali i nxehtë para darke, pastaj, kuzhina më e mirë alpine, me zjarrin pranë, ku piqen gështenja, dhe ja ku e kaluat një darkë si në asnjë vend tjetër.

Idilike apo jo?