Në ajër, pranë historisë, mbi ujë dhe përmes natyrës! Me ZIPLINE Albania!

21 Nëntor, 2022 || 109 views

Qysh në lindje të civilizimit, qenia njerëzore nuk ka dashur gjë tjetër veçse të fluturojë si zogjtë.
Në mitologjinë e lashtë greke, fluturimi mbi Kretë me krahë të bërë nga dyll dhe pendë, nga Ikari, djali i Dedalit dhe nga vetë Dedali përbën sfidën që njeriu i bëri ligjeve të natyrës dhe dëshirën e pashtershme për të qenë në ajër.

 

Duke ardhur nga mitologjia deri në kohët e sotme, përmes bëmave të Da Vinçit, dhe avionëve supersonikë, ulemi pak më në tokë por jo plotësisht në tokë sepse sërish do të përpiqemi të bëjmë atë që njeriu ka dashur të bëjë ngahera; të fluturojë, edhe pse pa krahë.

 

Për këto krahë ka menduar ZIPLINE ALBANIA, që më në fund na solli në Shqipëri zipline-in e parë dhe as më pak e as më shumë por më të gjatin në Ballkan.

 

I vendosur në një prej zonave më të bukura të rrethinave të Tiranës, në Petrelë! Nuk do të gjeni peisazh më të bukur për të rrëshqitur mbi një fije çeliku, se Kalaja e Petrelës, Lumi Erzen dhe gjelbërimi i mrekullueshëm, që sjellin panoramën më spektakolare, për ta bërë eco-aventurën tuaj një eksperincë unike!

 

Dhe jo pak por 365 ditë!
E ndërtuar në standarte ndërkombëtare, plotësisht e sigurtë, e përshtatshme për të gjithë, duke nisur nga mosha 10 vjeç, Zipline Albania në Petrelë, ofron mundësinë për një fluturim të paharruar.
Emocioni fillon qysh kur fillon të lidhësh pajisjet, litarët, kokoren….

 

Pak sekonda frymëmbajte dhe …. je në ajër, pa peshë, me një adrenalinë që sa më shumë ti rrëshqet poshtë, aq më shumë rritet niveli i saj…

 

Për një minutë e gjysmë ti shijon gjithçka, ajrin që të rreh fytyrën, të bruztën e Erzenit, relievin e maleve dhe gjakun që të gurgullon nëpër damarë, … derisa një palë duar të kujdesshme të presin në platformën e poshtme.
Zipline Albania! Ne e kemi provuar. Po ti?