Muzeu Picasso – emblema e artit barcelonas

March 16, 2020 || views

E keni ditur emrin e plotë të Pikasos? Mbresëlënëse! Pablo Diego José Francisco de Paula Juan Nepomuceno María de los Remedios Cipriano de la Santísima Trinidad Ruiz y Picasso. Dhe thonë pastaj që brazilianët i kanë emrat e gjatë. Nejse.
Muzeu “Picasso” – zemra e Barcelonës ndodhet vërtet në zemër të Barcelonës, në lagjen Ribera, në zonën e qytetit të vjetër, në një prej rrugëve më të bukura të saj. Është i vetmi muzeum i hapur në gjallje të artitstit, me më shumë se katërmijë vepra, vendosur në pesë godina madhështore në arkitekturë gotike, ashtu si e gjithë zona. Ç`t`ju themi? Pikaso është Pikaso. I pari që vizituam.

Për më shumë foto kliko këtu: