Mövenpick Hotel Lalëz Durrës – Investimi më i mirë në fushën e turizmit për vitin 2021

26 Janar, 2022 || 400 views

Hoteli i parë Accor në Shqipëri është nderuar në galanë e 125-të të CCIT organizuar nga Dhoma e Tregtisë Tiranë – me një nga çmimet më prestigjoze në vend. Mövenpick Hotel Lalëz Durrës me ofertën ideale të një vere të paharrueshme, është hyrja kryesore në këtë thesar turistik të Europës.

 

Ceremonia e ndarjes së çmimeve
Ceremonia e ndarjes së çmimeve CCIT

Durrës,  25 janar 2022 – Pas ceremonisë madhështore të përurimit, në verën e vitit 2021 dhe muajve të parë të sukseshëm në tregun shqiptar, Mövenpick Hotel Lalëz Durrës është nderuar me çmimin: “Investimi më i mirë në turizëm për vitin 2021”.

Hoteli i parë Accor në Shqipëri është nderuar në galanë e 125-të të CCIT organizuar nga Dhoma e Tregtisë Tiranë – me një nga çmimet më prestigjoze në vend. Mövenpick Hotel Lalëz Durrës me ofertën ideale të një vere të paharrueshme, është hyrja kryesore në këtë thesar turistik të Europës.

 

Presidenti i “Lura Sh.P.K. dhe ministrja Kushi gjatë ceremonisë

 

Accor Group – lider botëror në fushën e hospitalitetit, përmes prezantimit të markës së saj i ofron udhëtarëve dhe komunitetit lokal një përvojë të jashtëzakonëshme. Hoteli i parë i grupit i hapi dyert e tij për turistët në korrik të vitit 2021, në një nga pikat më mbresëlënëse të vijës bregdetare shqiptare. Impakti i hotelit në tregun local dhe industrinë e turizmit bëri që Dhoma e Tregtisë së Tiranës ta vlerësonte si investimin më të mirë të vitit në fushën e turizmit.

 

Juglindja e Europës është një rajon me një potencial shumë të madh turistik dhe grupe si Accor gjithnjë e më tepër po I prezantojnë tregut markat e veta.

 

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për partneritetin me një nga liderët botërorë të fushës së hospitalitetit dhe duke i ofruar atyre që vizitojnë Shqipërinë standartin e lartë të hoteleve Mövenpick. Kjo është një arritje shumë e madhe për Shqipërinë dhe turizmin e saj dhe e bën atë të njohur në hartën turistike të Evropës. Këtë e provon edhe çmimi dhe vlerësimi i lartë që mori së fundi. Ne jemi mirënjohës për vlerësimin dhe premtojmë të ofrojmë kualitetin premium të eksperiencës në hotelin tonë” – thotë Z. Dod Doçi pronari i Hotelit.

 

 

Mövenpick Hotel Lalëz Durrës falë pozicionit që ka në Gjirin e Lalëzit është një oaz I përsosur për turistët. Hoteli të mrekullon me arkitekturën moderne, dezajnin e përsosur dhe mobilimi luksoz. Peisazhi mbresëlënës  e bën atë një vend ideal për të kaluar pushimet.  Ai ofron 80 dhoma plot ajër dritë dhe hapësirë , një bar dhe një restorant premium  me kuzhinë të cilësisë së lartë për të cilën njihet më së miri Mövenpick. Zona SPA me masazhet dhe dhomat e kripës ofron relaksin e ëndërruar nga të gjithë. Miqtë mund të përfitojnë, gjithashtu, nga qendra e fitnesit dhe pishina e brëndshme.

 

Pronari dhe investitori i Mövenpick Hotel Lalëz Durrës është Lura sh.p.k, kompani ndërtimi shqiptare me shumë projekte madhështore në vend.