Montrelux Resort & Spa një oaz relaksi mes maleve

16 Janar, 2023 || 99 views

Një resort alpin ku ushqimi dhe kultura lidhen me vendin ku çdo ditë xixëllojnë shkëndija cilësie dhe sharmi.
I vendosur në një zonë panoramike mbi malin e Moravës, Montrelux Resort SPA & Casino, ofron mjedise të mrekullueshme dhe standarde të larta të cilësisë, bar – restorant, pishinë, dhomë lojrash, sallë eventesh, kazino, lavanderi, parking dhe wi-fi falas në të gjithë hapësirën e resortit. Mundësia e organizimit të një guide për të vizituar pyllin dhe territorin, por edhe shumë shërbime të tjera, e bëjnë Montrelux Resort
një destinacion të vërtetë me cikël shërbimi të mbyllur.

49 dhoma ëndrrash, secila me identitetin e vet dhe dizajnin unik, të menduara për të ngjallur emocione dhe për ta bërë qëndrimin të paharrueshëm. Shtojini gjithë kësaj një qendër relaksi dhe mirëqenieje, me shërbime që do t`ju përkëdhelin deri në qelizë dhe pikturoni me mendje fotot perfekte të pushimeve.

 

Terapy holistike dhe
mirëqenie gjithëpërfshirëse

Kultura e njohur e mirëqenies, huazuar nga vendet e Lindjes së largët, përshtatur më së miri me klimën e mrekullueshme alpine të Korçës, kombinuar me panoramën e magjishme të Malit të Moravës, do t`ju bëjë të shijoni një listë të gjatë trajtimesh ekskluzive estetike, emocinale e fizike, për të cilat mund të keni nevojë pas një fundjave të gjatë e të lodhshme në punë.

 

Lëreni veten në duart e një stafi të kujdesshëm e profesionist, që do t`ju llastojë me trajtime të detajuara të trupit, fytyrës, muskujve, lëkurës por edhe me një zgjim të ndjesive të brendshme, me procese terapeutike, vajra esencialë të përzgjedhur, masazhe bukurie dhe shërbime që do t`ju çlirojnë nga çdo ngarkesë negative, duke ju dhuruar një ekuilibër të përsosur të trupit, mendjes dhe shpirtit.

Por mund të ndiheni edhe plotësisht të lirë të eksploroni mjediset e shumta në mënyrën tuaj, duke vizituar dhomat e saunave, hamamin, banjot e avullit, dhomat e kripës, të rigjallëroheni plotësisht përmes një dushi emocional, të çlironi stresin në palestrën me pajisje tërësisht profesionale ose thjesht të zhyteni në pishinën me ujë të ngrohtë e të shijoni ndjesinë e kënaqësisë së pafundme, teksa ju përkëdhel uji, ndërkohë që jashtë bie borë.

Në një kohë krejtësisht të lirë e pa merakun prindëror, fëmijët gjithashtu kanë mjediset e tyre në pishinën dimërore, ku mund të argëtohen e të lozin sa të kenë dëshirë, apo t`i drejtohen këndeve të lodrave që ndodhen në resort.
A nuk është kjo fundjava perfektë që keni kërkuar për veten dhe për famijlen tuaj?