‘Misteri’ i sferave të gurta në Lekdush, Tepelenë

June 26, 2020 || views

Nga Abdullah Diku

Në anë të rrugës Lekdush-Nivicë, në disa gurë shtufi duken së largu disa sfera guri te vendosura brenda tyre.
Është e dukshme që sferat e gurit kanë tjetër përbërje minerare nga shtufi, por rrumbullaksia e tyre është e mahnitshme.

Sferat janë prej guri gëlqeror, konglmerate ose mermeri me ngjyrë të bardhë.
Proçesi i erozionit qindra e mijëra vjeçarë ka bërë që shtufi të konsumohet dhe në këtë mënyrë sferat prej guri kanë dalë në sipërfaqe.
Vetëm gjeologët mund ta shpjegojnë mirë këtë fenomen dhe se si natyra ka gdhendur në perfeksion sfera të tilla!
Ndryshe do kemi dhe ne sferat tona me prejardhje misterioze, siç janë zbuluar edhe në disa vende të tjera të botës!