Mirësevini tek Mëma – Shpella e Mrekullueshme Nënujore e Liqenit të Viroit në Gjirokastër!

December 3, 2022 || views

Zhytja në shpella nuk është një sport popullor në Shqipëri, megjithëse ka disa shpella të mbushura me ujë të cilat mund t’i eksplorojnë zhytësit.

 

Viroi, Skotinia dhe Petraniku janë tre shpella nënujore të vendosura në liqenin e Viroit, të cilat ofrojnë një panoramë befasuese dhe një përvojë të pabesueshme.

Liqeni i Viroit ndodhet në qytetin e Gjirokastrës dhe thesaret e saj natyrore nënujore nuk janë shënuar kurrë si një atraksion turistik. Është një nga monumentet natyrore të qytetit të Gjirokastrës (një qytet i mbrojtur nga UNESCO), i shpallur si një zonë e mbrojtur në vitin 1982. Shpella nëntokësore e Viroit ka një thellësi prej 249 metra dhe është e rrethuar nga pisha të egra jashtë.

Fotografitë janë marrë nga Irena Stangierska, një zhytëse polake dhe fotografe që ka hulumtuar botën nënujore të liqenit të Viroit në korrik të vitit 2015, së bashku me një grup zhytësish profesionistë. Eksplorimi i zhytësve polakë të shpellave nënujore të Viroit e bëri liqenin të famshëm duke botuar disa fotografi mahnitëse në faqen e boredpanda.com.

Këto shpella të mbushura me ujë janë të paeksploruara nga shumica e turistëve që vijnë këtu, perveçse nga zhytësit e shpellave dhe studiuesit. Duket se natyra e Shqipërisë mban sekrete të pazbuluara të cilat ende nuk janë zbuluar apo njohur nga shumica e njerëzve.