VM Resort & SPA – Mirëqenie drejt e në zemrën tuaj!

16 Janar, 2023 || 45 views

VM resort është ndër strukturat më të vjetra në bregdetin e Adriatikut dhe përvoja prej disa dekadash e ka bërë që të rreshtohet sot tek resortet me shërbimet më të mira në gastronimi, hoteleri e së fundit edhe në sektorin “wellness & SPA”.

Me tipare të theksuara mesdhetare, strukur mes pishave, me detin përballë, një pishinë verore të bollshme e të kompletuar me plazh dhe beach bar-e të shumta, VM resort është pa dyshim një destinacion gjithëvjetor, qysh kur ka përfshirë në ofertën e vet edhe “SPA Murrizi”, një hapësirë e mjaftueshme për të mbushur fundjavat me relaks, çlodhje e argëtim.

Mendoni pak një fundjavë ku i keni të gjitha në një hapësirë të vetme; një shëtitje buzë detit, një vakt të shijshëm me gatimet e zgjedhura për të cilat VM është i njohur, akomodim me pesë yje e me trajtime të personalizuara, e në fund, kohë për vete për trajtime të shëndetit dhe bukurisë.

Jo vetëm luks por edhe shëndet afatgjatë

Trajtimet e shëndetit ka kohë që nuk shihen më thjesht si një shërbim luksi por si kujdes ndaj trupit tonë, i cili nëse mirëmbahet, jeton më gjatë, sipas këmbënguljes së shkencës. Dhomat e saunave në një stinë dimri ku qarkullojnë viroza e viruse janë një çlirim ideal prej gripit, dhomat e kripës shërojnë një sërë sëmundjesh, hamami turk është një çlirim ideal i toksinave nga trupi ynë, dushi emocional të fal një rigjallërim të të gjithë organizmit menjëherë pas saunës.

Ndërkohë që noti në pishinën dimërore është i lakmueshëm për këdo, si sporti që vë në lëvizje më shumë muskuj në trupin tonë se çdo sport tjetër. Pra, të kalosh kohë cilësore në një qendrë SPA, nuk është thjesht shpenzim parash në mënyrë dembele por një investim afatgjatë në shëndetin tuaj.

mirëqenie trup e shpirt

Dekoruar me fjalën e fundit në “interior design”, pajisur me instrumente të cilësisë së lartë, VM Resort & SPA ka krijuar jo vetëm një qendër për trupin por edhe për shpirtin dhe mendjen.

Arkitektura e brendshme e SPA-së, kombinuar kohët e fundit edhe me mjediset e rinovuara të resortit, të jep ndjesinë e kënaqësisë së vertëtetë estetike dhe ti mbusesh plot me ndjenjën e së bukurës. Terapia e qetësismit përmes mjedisit, është pjesë e trajtimeve.