Miliona shikime në internet dhe mijëra vizitorë gjatë fundjavës së parë festive në Portonovi

29 Dhjetor, 2022 || 74 views

Tregu festiv i Portonovit dhe dekorimet e jashtëzakonshme i kënaqën vizitorët që në javën e parë të magjisë së festave në resort,

 

i cili edhe këtë vit solli frymën e metropoleve të botës në Mal të Zi. Përveç pemës më të madhe dhe më elegante të Vitit të Ri që zbukuron sheshin Portonovi Marina, vëmendjen e veçantë të vizitorëve e tërhoqi shfaqja e jashtëzakonshme “Light, Laser & Music Show” të cilën patën mundësi t’a shijonin për pesë ditë.

 

 

“Instalacioni dramatik ndriçoi qiellin e natës mbi resort për pesë ditë dhe ishte një nga spektaklet që me të vërtetë i shtoi magjinë dekorit festiv. Kjo pemë e Vitit të Ri është një nga katër pemët e tilla në këtë pjesë të Evropës – është 12 metra e lartë dhe e zbukuruar me drita dhe dekorime të veçanta. Kjo pemë e Vitit të Ri është e veçantë sepse është modeluar sipas një pishe të vërtetë, kështu që përshtatet natyrshëm me ambjentin rrethues, detaj që ishte shumë i rëndësishëm për ne kur po zgjidhnim pemën”, tha Adrijana Husic, Drejtoreshë e Marketingut dhe Komunikimit në Portonovi.

 

 

Falë programit të përzgjedhur me kujdes në fillim të aktiviteteve festive dhe dekorit festiv, Portonovi tashmë ka miliona shikime në rrjetet sociale dhe në të njëjtën kohë ka një interes në rritje për të qëndruar si në Portonovi ashtu edhe në Herceg Novi gjatë muajit dhjetor.

 

 

“Ne jemi veçanërisht të kënaqur me numrin e madh të njerëzve që na vizituan fundjavën e kaluar dhe njerëzit po kërkonin hapësirë shtesë për parkim për koncertin e grupit Perper, i cili hapi në mënyrë simbolike Tregun festiv. Kjo konfirmon se qytetet në bregdet mund të jenë një destinacion që njerëzit e zgjedhin edhe pas muajve të verës. Ne vërtet u përpoqëm t’u japim atyre më shumë arsye në mënyrë që këtë sezon festash të gjithë të ftuarit të kenë një atmosferë të plotë dhe gjithçka që u nevojitet për një festë të këndshme”, theksoi Husic dhe shtoi se të gjitha programet janë falas.

 

 

Nga fillimi i dhjetorit deri më 8 janar 2023, të ftuarit mund të presin një program të larmishëm të përshtatshëm për të gjitha brezat dhe për shijet e të gjithëve.

 

Ngjarje të shumta, një treg festiv me llojshmërinë e delikatesave dhe punët kreative për më të rinjtë do të krijojnë një atmosferë idilike, perfekte për të kaluar kohë me të dashurit tuaj. Në periudhën e ardhshme do të ketë koncerte të yjeve të rajonit (Klapa Šufit më 23 dhjetor, Amira Medunjanin më 5 janar dhe Petar Grašo më 7 janar), grupeve dhe DJ-ve vendas. Pas programit argëtimi do të vazhdojë në lokalet brenda resortit, ku mund të shijoni specialitete të kuzhinave të ndryshme ndërkombëtare, kokteje ekzotike, shampanjë dhe muzikë të mirë.

 

 

Për mysafirët e rezidencave dhe vizitorët, festat në Portonovi do të jenë një fund i përsosur i këtij viti dhe fillimi më i mirë i mundshëm i vitit të ri.

 

Për më shumë informacion rreth eventeve, kontaktoni [email protected] dhe për oferta speciale dhe rezervime akomodimi, kontaktoni [email protected], ose +382 67 177 444.

 

Programin e plotë festiv mund ta gjeni në adresën

https://portonovi.com/me/festiveseason.