Njihuni me mbretëreshën tonë!

6 Gusht, 2019 || 593 views

Nga Soraldo Nebo 

Te vendi i ngjyrave!
Thonë vendasit, siç janë ngjyrat, ashtu është edhe kjo zonë, plot e përplot me jetë, duke filluar me ishujt dhe plazhet e kristalta të Ksamilit, historinë e Butrintit antik, fushat me mandarina dhe plantacionet e ullinjve që prodhojnë vetë nektarin e jetës, Midhja e Liqenit që ju do të keni mundësinë ta përjetoni si përvojë në kultivimin e saj, nëpërmjet turit që organizohet nga  NEBO Info & Tours.

 

Midhja është “Mbretëresha” jonë. Ajo i jepte Ali Pashës shëndet dhe mirëqenie. Këto janë pasazhe të shkurtra historie për të treguar se sa e rëndësishme ka qenë midhja dhe akoma është e tillë sot, madje, më e rëndësishme për shkak të ndryshimit të kohëve dhe ardhjes masive të turistëve të huaj, që tashmë Sarandën e kanë destinacionin e tyre të preferuar. Një tur krejt i veçantë në këtë zonë të bukur të Shqipërisë, që në fakt nuk mund ta përjetoni askund tjetër. Sepse nuk do të gjeni në asnjë vend tjetër të Shqipërisë, atë që përbën edhe thelbin e këtij turi; Midhjen e Liqenit të Butrintit.

 

Zakonisht ne e fillojmë turin tonë duke lundruar me varkat tradicionale që përdoren nga fermerët e midhjes e që quhen Sanall (varkë druri), bashkë me një udhërëfyes vendas, I cili do te na udhëheqë nëpër liqen, duke na e pasuruar udhëtimin me historitë dhe gojëdhenat e shumta të zonës.
Gjatë udhëtimit do të shohim se si kultivohen midhjet, do të mësojmë më shumë për rritjen e tyre, e pasi të kemi marrë me vete disa midhje të freskëta, lundrojmë drejt një zone më plazh të qetë dhe pamje fantastike të të gjithë zonës.

 

E gatuajmë midhjen krudo me vaj ulliri, limon e majdanoz dhe e shoqërojmë me një gotë verë të bardhë shtëpie. Kombinim perfekt!
Pasi qëndrojmë për rreth një orë në këtë vend të lashtësisë e shijojmë qetësinë shekullore që mbretëron tashmë në këtë qytet antik, kthehemi duke ndjekur perëndimin e diellit.
—–

Për më shumë informacione klikoni: www.ksamil.al