Malësia e Madhe çel zyrtarisht sezonin – ju presim me 7 qershor tek “Festa e Peshkut” në Syrin e Sheganit!

June 5, 2023 || views
Me rastin e Javës së Italisë 2023, VIS Albania në bashkëpunim me Bashkinë dhe komunitetin e Malësisë së Madhe në kuadër të projektit “LIQENET E SHQIPËRISË” organizon “FESTA E PESHKUT – me Aperitivo all’Italiana” me qëllim promovimin e vlerave natyrore të Zonës së Mbrojtur të Liqenit të Shkodrës, në veçanti të monumentit të natyrës “Syri i Sheganit” dhe zonat përreth tij dhe mbrojtja e florës dhe faunës kundër praktikave jo të qëndrueshme të peshkimit.
Ky event përfaqëson edhe çeljen e sezonit turistik për vitin 2023 në Malësi të Madhe.
Jeni të mirëpritur të na bashkoheni e të kremtojmë së bashku këtë festë!
Projekti “LIQENET E SHQIPËRISË” – Promovimi i modeleve të turizmit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm për zhvillimin gjithëpërfshirës të komuniteteve” (AID 012590/02/1) financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim për Zhvillim (AICS) dhe po zbatohet nga Cosv dhe VIS në partneritet me Rrjetin Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), Shoqata Italiane për Turizmin e Përgjegjshëm (AITR), Diesis Network, Kallipolis, Studio Azue, në bashkëpunim me Fondacionin ABC dhe Fondacionin Partneritet për Zhvillim (PfD).