Korça, jo vetëm birrë e kërnacka por dhe muze e arkeologji

2 Shkurt, 2020 || 875 views

Në një stinë dimri por pa borë, “befas” mund të të bjerë ndër mend: Nëse nuk ka borë, për çfarë mund të shkoj në Korçë këtë fundjavë? Sepse bora është ajo që ia shton lezetin Korçës, e bashkë me borën lezetojnë gjithashtu edhe birra, lakrori, kërrnackat, një raki e pjekur e gjithë pjesa tjetër e kuzhinës korçare, që aq shumë e duam të gjithë.
Pra, duke pasur parasysh se shumica prej jush shkojnë për dëborën, nëse nuk ka borë në Korçë, për çfarë mund të shkoni?

Për muzetë e saj të mrekullueshëm për shembull. Muzeu i Artit Mesjetar është ndër muzetë e rrallë në Europë, me mbi 6500 ikona dhe objekte të tjera me vlerë. Muzeu Kombëtar i Arsimit, Muzeu “Gjon Mili”, muzeu “Bratko”, Muzeu Arkeologjik”….

Për Teatrin. Çdo fundjavë në Korçë ka shfaqje teatrale. Edhe më shpesh por po flasim për fundjavën kur ju lëvizni.
Për kishat. Jo vetëm ato të Voskopojës, me nam. Edhe për ato të Dardhës, Boboshticës, Vuthkuqit.

Për arkeologjinë. Muzeu Arkeologjik, Tuma e Kamenicës me gjurmë ilire, 600 vjet para Krishtit.

 

 

Për kulturën e jashtëzakonshme. Asnjë qytet nuk ka më shumë festa se Korça.
Edhe për kërrnackat patjetër. Pasi të keni shëtitur gjithë ditën, vizituar ndonjë muze, kishë, parë ndonjë shfaqje, atëherë mund të “mbylleni në ndonjë tavernë e të shijoni kërrnackat, lakrori, birrën e gjithçka tjetër, nën tingujt e mrekullueshëm të serenatave.