Konferenca e 13-të Shkencore Ndërkombëtare në UAMD, “Sfidat e Ekonomisë , Inovacionit dhe Integrimit në BE”, në fokus turizmi i qëndrueshëm

May 5, 2023 || views

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, është një prej institucioneve të pakta arsimore në Shqipëri me një program edukimi të plotë për turizmin, që nga cikli Bachelor e deri tek ai Master shkencor e profesional në shumë degë të tij, duke u bërë kështu një faktor mjaft i rëndësishëm për edukimin e brezit që në të ardhmen do të na japë mundësinë të kemi një sektor më të konsoliduar në turizëm, me burime njerëzore të kualifikuara dhe cilësi shërbimi të standarteve që vetëm profesionistët e fushës mund të ofrojnë.

 

Ndaj organizimi i aktiviteteve të shumta me natyrë akademike, shkencore, profesionale, shkëmbimi i përvojave më universitete të tjera dhe përsosja e mësimdhënies përmes këtyre përvojave, është bërë tashmë një mëënyrë rutinë e mbarëvajtjes në të dyja mjediset e universitetit, veçanërisht në Fakultetin e Biznesit në UAMD.

Në këtë kuadër, me 27 prill u zhvillua Konferenca e 13-të Shkencore Ndërkombëtare “Sfidat e Ekonomisë , Inovacionit dhe Integrimit në BE” ku një session i veçantë me titullin “Turizmi dhe Qëndrueshmëria” iu kushtua edhe turizmit të gjelbër, si turizmi i së ardhmes.

 

Në sesionin e drejtuar nga Dr. Majlinda Muka dhe Dr. Brunilda Liçaj, referuar lektorë e akademikë të UAMD, universiteteve të Kosovës e Maqedonisë së Veriut si dhe lektorë të Universitetit të Barit, si Najada Firza, Anisa Baku, Dante Mazzitelli, Arlind Kasa, Përparim Qahili, Cane Koteski, Faton Haziraj, etj..

Tematika të ndryshme prekën sektorë të ndryshëm, që nga turizmi arkeologjik, e deri tek efektet e Pandemisë në turizëm dhe periudha postcovid për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një punim mjaft interesant në këtë sesion i përgatitur nga Dr. Gentian Ruspi, dhe Dr. Viola Aliaj, referoi Parkun Kombëtar të Vjosës, si hyrje e re në UNESCO dhe si një shembull përfekt për zhvillimin e turizmit të qëndreshëm, përmes ruajtjes së natyrës.

Punimet shkencore të të gjithë konferendës ishin me mjaft vlerë dhe zgjuan interesin e pranishmëve, studentëve dhe stafit akademik.

Travel Magazine, në kuadër të bashkëpunimit mediatik të vendosur me UAMD, ishte e pranishme në sesionin e turizmit për të ndjekur nga afër trendet nëpër të cilat po ecën ky sektor shumë i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare.