Kisha e Shën Sotirës, aty ku Mihal Grameno përhapi gjuhën shqipe

August 6, 2019 || views

Kisha e Shën Sotirës, aty ku Mihal Grameno përhapi gjuhën shqipe

Nga Adela Alla

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ – Kisha e Shën Sotirës ndodhet në juglindje të fshatit Vuno, në krahë të rrugës automobilistike që të çon drejt gjirit të Jalit.

Kisha mbart vlera të rëndësishme historike, pasi në datë 19-29 maj 1907, Mihal Grameno me anëtarë të tjerë të çetës së Çerçiz Topullit, përhapnin gjuhën shqipe nëpërmjet teksteve mësimore, duke përdorur si vendëstrehim kishën e Shën Sotirës. Për këtë arsye kisha ruhet si një monument me vlera të rëndësishme historike.

Ajo është një kishë e thjeshtë me përmasa 4.4×9.5 m, me naosin që ndahet nga altari me një ikonostas të thjeshtë muri, i pajisur me dy hyrje. Brenda në absidë dhe në kamaren pranë saj ruhen gjurmët e vetme të afreskut që dikur zbukuronte muret e brendshme të kishës. /a.a/ /a.g/