Kërkohet “kampioni i klimës” për Evropën Juglindore (SEE Climate Champion)

7 Prill, 2022 || 265 views

Jemi duke kërkuar miqtë e mjedisit!

A jeni duke zbatuar projekte për klimën në fushat e – dekarbonizimit, ekonomisë qarkulluese, biodiversitetit dhe mbrojtjes së natyrës, bujqësisë së qëndrueshme, apo ndotjes, në Ballkanin Perëndimor? Nëse po, atëhere, bashkojuni thirrjes së EUKI (Iniciativa për Klimën e Bashkimit Evropian) për “praktikat e mira”. Dorëzoni projektin tuaj, brenda datës 30 qershor, 2022 dhe bëhuni “kampioni” i parë i klimës në Evropën Juglindore, (SEE’s Climate Champion).

Bashkëpunimi mes organizatave të ndryshme rajonale nuk është një risi për Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, për të pasur një politikë klimatike sa më të efekshme, duhet të rritet partneriteti në nivelin ndër-kufitar. Projekti “Climate Bridges” synon të bëjë publike të gjitha arritjet e deritanishme, si dhe të prezantojë, për publikun e gjerë, këndvështrimet e ndryshme në lidhje me çështjet e mbrojtjes së klimës, në Evropën Juglindore. Eshtë fakt që ndryshimet klimatike nuk njohin kufij. Kjo e bën të nevojshme shkëmbimin e ideve dhe përvojave për të zbutur pasojat e ndryshimeve dhe për të çuar përpara tranzicionin drejt qëndrueshmërisë.
“Me thirrjen për “praktika të mira”, synojmë të motivojmë personat, që merren me aksionin rajonal për klimën, që të ndajnë me komunitetin tonë transnacional, projektet e tyre të mëdha”, shpjegon Paula Duske, menaxhere e projektit “International Lab” të CIPRA-s. “Ne e konsiderojmë thirrjen si hapin e parë, të rëndësishëm, për të bërë bashkë të gjithë aktorët dhe për të filluar bashkëpunimin mes tyre.” Zana Vokopola, drejtoresha ekzekutive e URI-t shton: “Ne besojmë se projektet ndërkufitare, përveç arritjeve në fushën e mbrojtjes së klimës, apo qëndrueshmërisë, sjellin edhe një afrim dhe bashkëpunim, më të ngushtë, mes vendeve dhe ekspertëve nga Evropa Juglindore”.
Dëshironi të jeni kampioni i parë i klimës në Evropën Juglindore?

Pjesëmarrja në konkurs është fare e thjeshtë. Mund të aplikojnë të gjithë ata që kanë zbatuar, ose janë duke zbatuar një projekt në lidhje me klimën, apo qëndrueshmërinë në Slloveni, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi ose Shqipëri. Aplikimet mund të dorëzohen përmes formularit online në faqen e internetit të “Climate Bridges”deri më 30 qershor, 2022.
Në shtator, një juri ndërkombëtare e përbërë nga përfaqësues të organizatave nga Rajoni i Alpeve dhe Ballkani Perëndimor do të vlerësojë projektet, më të mira, në pesë kategori (dekarbonizimi, ekonomia qarkulluese, biodiversiteti dhe mbrojtja e natyrës, bujqësia e qëndrueshme dhe ndotja). Përveç promovimit të projekteve që do të shpallen fitues, mundësive të krijimit të lidhjeve profesionale dhe ndarjes së njohurive, në rrafshin ndër-kufitar, fituesit do t’i akordohet edhe nje çmim prej 1000 eurosh.
Kampioni i parë i klimës për Evropën Juglindore do të shpallet në nëntor 2022, në Sarajevë. Të gjithë aplikantët do të ftohen në eventin final, që do të ofrojë edhe seminare dhe trajnime.
Informacione të mëtejshme:
Paula Duske, menaxhere e projektit, +423 237 53 16, [email protected]
Jakob Dietachmair, zëvendësdrejtor, +423 237 53 06, [email protected]
Dritan Gorica, menxher i projektit per URI, +355 69 43 33 808, [email protected]

Rreth projektit “Climate Bridges”
Projekti forcon bashkëpunimin për mbrojtjen transnacionale të klimës në Ballkanin Perëndimor, nga Kroacia, përmes Bosnje-Hercegovinës, deri në Shqipëri. Së bashku me OJQ-të e tjera, CIPRA Lab po ndërton një platformë rrjeti, për këtë qëllim. Partnerët e projektit janë Instituti i Kërkimeve Urbane (URI), Qendra për Energji, Mjedis dhe Burime (CENER 21) dhe Shoqata Green Istria. Projekti financohet nga Iniciativa Evropiane për Klimën (EUKI) e Ministrisë Federale Gjermane për Çështjet Ekonomike dhe Veprimin Klimatik (BMWK).