Ja kush janë fituesit e konkursit “Fotoja më e bukur e dimrit” në Travel Magazine!

2 Mars, 2021 || 525 views
Në ditët e fundit të janarit Travel Magazine Albania, organizoi konkursin “Fotoja më e bukur e dimrit”, tashmë konkursi i radhës në vazhdën e kësaj nisme, që zë fill verën e shkuar në faqen e revistës në Instagram, me qëllimin e mirë për të nxitur sa më njerëz të udhëtojnë dhe të njihen me bukuritë e Shqipërisë.

Më shumë se treqind pjesëmarrës u bënë pjesë e konkursit  këtë herë, në një garë të bukur ku u shpalos e gjithë gjeografia e trojeve shqiptare nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia gjatë stinës së dimrit, duke krijuar një atmosferë të magjishme.

Mijëra pjesëmarrës u angazhuan në përcjelljen e fotove në profilet e tyre e gjithashtu të mijëra pëlqimeve, duke e bërë konkursin jo vetëm një garë të bukur e plot emocion por edhe një paradë njëmujore të bukurive shqiptare.

Dhe në fund të kësaj gare, padyshim do të kurorëzoheshin edhe fituesit.

Ata janë:

1. Lenadër Cekaj me  1681 pëlqime @lenader_xhemina

Fotoja:  https://www.instagram.com/p/CLAZwnPBUuM/

2. Alban Halaj me 1555 pëlqime  @adventurehiking_albania

Fotoja: https://www.instagram.com/p/CLCssH6B8LA/

3. Petrika Pina me 1337 pëlqime  @petrika_pina

Fotoja: https://www.instagram.com/p/CKgfA7jBna5/

4. Kristian Lalollari me 1317 pëlqime  @kristian_lalollari

Fotoja: https://www.instagram.com/p/CLXA5p2ADDJ/

5. Johan Karafili me 1229 pëlqime @johan_karafili 

Fotoja: https://www.instagram.com/p/CKggMJthsvr/

Për të shmangur çdo lloj mundësie për keqkuptim apo favorizim të pamerituar, revista Travel, i la fituesit plotësisht në dorën e ndjekësve të faqes dhe fituesit u zodhën prej tyre. Duke e ditur që kjo mënyrë vlerësimi është sidoqoftë relative, Revista Travel është kujdesur në këto konkurse, që të nxjerrë në pah edhe fotot më të bukura, duke i ato zgjedhur me një staf profesionistësh. Dhe për foton më të bukur ndër to, ofrohet gjithashtu një fundjavë dhuratë. Ndërkohë, në një artikull të veçantë revista do të publikojë edhe dhjetë fotot më të bukura.

Fituesja e kësaj liste, me foton më të bukur, është Fabiola Muhollari,  @fab_muh me një foto nga Valbona.

Fotoja: https://www.instagram.com/p/CKbouDPBozf/

 

Të gjashtë fituesit do të shijojnë secili nga një fundjavë në:
@hotelarxhena Brod, Kosovë
@farmasotira Agroturizëm, Kolonjë
@hotel.kocibelli Korçë
@natyralrazmaresort Razëm, Malësi e Madhe.
@vm_resortspa Golem, Kavajë
@vilasofiagllave , Tepelenë

Revista Travel falënderon pa masë bashkëpunëtorët e saj, që e bënë tërheqës këtë konkurs, duke angazhuar në të, mijëra votues.
Ju falënderojmë pa masë edhe juve të dashur lexues, për pjesënarrjen dhe ju ftojmë të bëni gati fotot për konkursin e pranverës, që do ta nisim pas pak kohësh. Dhe ju ftojmë të vazhdoni të udhëtoni nëpër trojet e bukura shqiptare!