Gloria, epoka e artë e Tiranës së fisme, në një restorant-hotel

November 6, 2020 || views

Armida Plumbi

Përkundër shtëpive të vjetra në pritje të lavdisë së dikurshme ose shndërrimit të tyre në pallate shumëkatëshe, ka edhe nga ata që në vite i rezistuan tundimit për ta pallatizuar pronën e tyre për më shumë të ardhura. Gloria, dikur një xhevahir i vogël në kakofoninë e rrugës “Qemal Stafa”, sot pjesë e natyrshme e Ansamblit të Pazarit të Ri.

Mu në zemër të Tiranës, me një vendndodhje strategjike, ju mirëpret Hotel Bar Restorant Piceri Gloria, e hapur dy dekada më parë. Përkundër shtëpive të vjetra në pritje të lavdisë së dikurshme ose shndërrimit të tyre në pallate shumëkatëshe, ka edhe nga ata që në vite i rezistuan tundimit për ta “pallatizuar” pronën e tyre për më shumë të ardhura. Gloria, dikur një xhevahir i vogël në kakofoninë e rrugës “Qemal Stafa”, sot pjesë e natyrshme e Ansamblit të Pazarit të Ri.

 

Me një staf profesionistësh e me shumë përvojë, të cilët kurojnë çdo detaj, ambiente të bukura, kulinari në formën më të rafinuar dhe shije unike, qetësi dhe cilësi, çdo klient ka mundësinë të shijojë tek “Gloria” shërbimin e patëmetë në rast se vendos të akomodohet në këtë hotel apo të shijojë një drekë.
Që në fillimet e punës dhe në vazhdimësi, stafi i “Glorias” është udhëhequr nga dëshirat dhe kërkesat e klientëve, si një filozofi për të ofruar një shërbim cilësor.
Vlerësuar në Booking me 9.7 nga 10 dhe në TripAdvisor është vlerësuar me 5 pikë (Excellent), veçanërisht për pozicionin, pastërtinë, shërbimin dhe cilësinë.
Por si lindi ky biznes?

Historiku
Në vitin 1997 tre vëllezërit nga Laçi, Agroni, Fatosi dhe Iliri, të cilët kishin emigruar në Itali, u rikthyen të investojnë në Shqipëri duke hapur një biznes të tyrin të përbashkët në zonën e ish-Parkut Rinia në Tiranë, nën logon Bar Restorant Piceri Gloria. Kjo është arsyeja pse ky biznes quhet Gloria, pikërisht lidhja që kanë tre vëllezëirt me Italinë dhe kulturën italiane.
Kjo ishte një sipërmarrje e rëndësishme, aq më tepër për Shqipërinë e fillim viteve 90, ku nuk kishte shumë restorante prestigjoze. Njëkohësisht ky biznes kërkonte angazhim të madh. Këtu nisi rrugëtimi drejt suksesit për restorant Glorian, e udhëhequr nga vendosmëria, angazhimi dhe puna me shumë vullnet e tre vëllezërve Doda.
Me prishjen e ndërtimeve dhe rikthimin e parkut, Restorant Gloria në vitin 2001 ndërroi destinacion e tij duke u zhvendosur në ambientet e një vile në rrugën “Qemal Stafa”, pranë Pazarit të Ri, aty ku është ende sot. Në fillim ofrohej shërbimi i barit, restorantit dhe picerisë dhe pas rikonstruksionit të dytë në vitin 2015, u emërtua Hotel Boutique Gloria, duke ofruar kështu edhe shërbimin e hotelerisë. Godina ku ndodhet sot ky hotel është pronë e familjes së mirënjohur tiranase Stërmasi.
Aktualisht pjesë aktive e stafit është edhe njëri prej vëllezërve, Agroni, i cili e pret çdo klient me mirësjellje dhe një mikpritje të pashembullt. Gjithashtu ia vlen të përmendet një nga punonjësit më besnikë të restorantit, Gazi, i cili së bashku me Agronin janë kthyer në imazhin e “Glorias”.

 

Restoranti & Piceria
Për klientët por edhe për ata që pushojnë në hotel ofrohet shërbimi i barit, në një ambient dhe atmosferë tepër të këndshme, ku mund të shijohet një çaj apo një kafe.
Fatosi na tregon se në restorant ka spikatur gjithmonë kuzhina italiane dhe mesdhetare, e gërshetuar paksa me kuzhinën shqiptare.
Ajo që e diferencon këtë restorant nga shumë të tjerë në Tiranë është cilësia dhe menuja e pasur. Por sidomos mëngjesi i bollshëm, i freskët dhe i individualizuar, i cili aq shumë pëlqehet nga klientët e huaj, të cilët shprehen pozitivisht në komentet e tyre në Booking. Ajo që të befason së tepërmi është fakti se është ruajur e njëjta cilësi ndër vite dhe kjo falë këmbënguljes, mirëmenaxhimit të pronarëve të Glorias. Më besoni, shefat e kuzhinës do t’ju mahnisin me ndërthurjen e shijeve nga delikatesat mesdhetare dhe specialitetet italiane, me dekorime elegante dhe me shumë finesë.

Në këtë restorant keni mundësinë të shijoni gatime me shije unike, si antipasta, supa të ndryshme, pica, sallatra, specialitetet e mishit dhe peshkut, pastat, ëmbëlsirat etj.
Restoranti ndodhet në katin e fundit të hotelit dhe ofron mëngjesin, drekën dhe darkën. Ai është i hapur çdo ditë për klientët e hotelit, por edhe për klientë të tjerë që dëshirojnë të drekojnë apo darkojnë në shoqërinë e të dashurve të tyre.
Ndryshe nga bare dhe restorante të tjera, ku muzika e lartë shpeshherë është bezdisëse, tek “Gloria” muzika e lehtë, instrumentale – zgjedhje e Fatosit, që ka kryer shkollë muzike – është një prej kënaqësive të mëdha të klientëve, të vjetër po e po por edhe atyre të rinj.

Hoteli
Me ndryshimet e kohës dhe zgjerimin e hapësirave të reja të godinës, vëllezërit e panë të nevojshme shtimin e shërbimeve, duke ofruar edhe hotelerinë. Tashmë çdo strukturë e re akomodimi që i shtohet sektorit shqiptar të turizmit, ndërtohet që në fillim me standarte absolute turistike. I tillë është edhe rasti i Hotel Boutique Gloria.
Ajo që të bie në sy sapo hyn në hollin e tij është stili klasik i arredimit, me ngjyra të ngrohta. Hoteli ka disa dhoma: single room, twin room, twin-double room, king size room dhe suita. Klasifikohet me katër yje por mund t`ju themi pa frikë se mikpritja dhe profesionalizmi i stafit, vlen shumë më shumë.

 

Dhomat e arreduara më së miri në stilin klasik, me shtretër dhe mobilim të cilësisë së lartë, ofrojnë komoditet dhe qetësi. Në çdo qëndrim në hotel është i përfshirë në çmim edhe mëngjesi.
Fatosi na tregon se, klientela e hotelit është 90% e huaj, ku në periudhën e dimrit (tetor-mars) frekuentohet kryesisht nga zyrtarë dhe në periudhën prill – shtator kryesojnë turistët.

Shërbimi
Kur e pyesim Fatosin se cila është pika e forte e kësaj sipërmarrjeje njëzetvjeçare, na thotë se është menaxhimi i mirë dhe impenjimi i vazhdueshëm e i pandërprerë në shërbim të hotelit dhe restorantit. Kjo është pikërisht edhe arsyeja pse është ruajtur ndër vite klientela, e cila nuk ka mbetur kurrë e zhgënjyer nga shërbimi dhe cilësia.
Duket sikur asgjë nuk e sfidon dot Fatosin, teksa na rrëfen se sfida e tij më e madhe nuk është konkurrenca, as zgjerimi e shtimi i kapaciteteve, siç ndodh rëndom në biznes por përkushtimi i përditshëm për ta ruajtur gjithmonë të njëjtë cilësinë dhe shërbimin. Nuk është e lehtë por ata ia kanë dalë.

Ku ndodhet Gloria?
Me vendndodhje vetëm 25 minuta larg aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas – Tiranë, vetëm 5 minuta larg sheshit Skënderbej, me një restorant lounge, parking privat 24/7, kasaforta, kanale satelitore falas me TV, dhoma dhe ambiente të gjitha me ajër të kondicionuar, Wi-Fi është në dispozicion në të gjithë hotelin, Hotel Gloria ju mirëpret me kënaqësi dhe ju siguron një qëndrim të këndshëm dhe të paharruar. Një oaz qetësie në zemër të kryeqytetit!

Rruga “Qemal Stafa”, Tiranë, AL
Reception: +355 (0) 422 200 36; +355 69 52 40 707
Food Delivery: +355 42 24 77 31; 042 22 26 98
Mob: +355 68 20 46 105
[email protected]; [email protected]

 www.hotelboutiquegloria.al

FB: Restorant Boutique Hotel Gloria