Gastronomia e Re Shqiptare në fokus të blogeres italiane Francesca Masotti

4 Nëntor, 2019 || 611 views

Gazetarja italiane Francesca Masotti, drejtuese e blogut “Letters from the Balkans”, ka publikuar së fundmi një reportazh për botën e kulinarisë shqiptare, i cili është botuar në numrin e ri të nëntorit të revistës italiane të kulinarisë “Gambero Rosso”.
Ky shkrim është një udhëtim përmes shijeve, aromave dhe pjatave tradicionale shqiptare, përmes menuve të shefave më në zë të agroturizmit, të cilët me recetat e tyre origjinale po sjellin atë që është quajtur së fundmi “Gastronomia e Re Shqiptare”. Fokusi është pikërisht kuzhina e veçantë shqiptare, gatimet dhe turizmi kulinar.

Në këtë shkrim, Masotti përmend disa prej shefave të mirënjohur të gastronomisë, të cilët drejtojnë restorante dhe agroturizme, si:
Dhurata Thanasi Daneri –Luga e Argjendtë
Bledar Kola- Mullixhiu Sita
Fundim Gjepali –Padam Boutique Hotel & RestaurantAgroturizem Gjepali
Altin Prenga –Mrizi i Zanave Agroturizëm
Bleri Dervishi –Gzona
Kafe Mehmeti
Komiteti – Kafe Muzeum
Albanian Gastronomy Expedition

Një falënderim dhe mirënjohje për gazetaren Masotti, e cila nxjerr në pah vlerat dhe traditën e kuzhinës shqiptare.

Novembre 2019 del Gambero Rosso. Vi sveliamo il dietro le quinte della guida Vini d’Italia