Dhjetë fotot më të bukura të konkursit të dimrit në Travel Magazine!

13 Mars, 2021 || 273 views
Në ditët e fundit të janarit Travel Magazine Albania, organizoi konkursin “Fotoja më e bukur e dimrit”, tashmë konkursi i radhës në vazhdën e kësaj nisme, që zë fill verën e shkuar në faqen e revistës në Instagram, me qëllimin e mirë për të nxitur sa më njerëz të udhëtojnë dhe të njihen me bukuritë e Shqipërisë.

Më shumë se treqind pjesëmarrës u bënë pjesë e konkursit  këtë herë, në një garë të bukur ku u shpalos e gjithë gjeografia e trojeve shqiptare nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia gjatë stinës së dimrit, duke krijuar një atmosferë të magjishme.

Mijëra pjesëmarrës u angazhuan në përcjelljen e fotove në profilet e tyre e gjithashtu të mijëra pëlqimeve, duke e bërë konkursin jo vetëm një garë të bukur e plot emocion por edhe një paradë njëmujore të bukurive shqiptare.

Përveç fituesve në bazë të pëlqimeve, (shikoje artikullin këtu) të cilët përfitojnë edhe dhurata e shpallura në konkurs, Travel Magazine e ka bërë traditë që të shpallë edhe dhjetë fotot më të bukura të konkursit. Edhe pse kjo zgjedhje po rezulton gjithnjë e më e vështirë për shkak të fotove shumë të bukura, dhjetë prej tyre jua kemi ofruar më poshtë por ju mund të vizitoni gjithë galerinë e konkursit në linkun e mësipërm.

Dhjetë ndër fotot më të bukura të konkursit janë:

1. Fabiola Muhollari @fab_muh me një foto nga Valbona.

Fotoja:  https://www.instagram.com/p/CLAZwnPBUuM/

2. Valter Zhara  me Liqenin në Bizë Martanesh  @vzhara

Fotoja: https://www.instagram.com/p/CLr_LKaBXf-/

3. Ermion Jaho me Majën e Çikës @ermion_jaho

Fotoja: https://www.instagram.com/p/CKgfA7jBna5/

4. Martin Kroni  me foton e Thethit   @martin_theth

Fotoja: https://www.instagram.com/p/CLXA5p2ADDJ/

5. Edon Musliu me Majën e Jezercës @edon.musliuu

Fotoja: https://www.instagram.com/p/CKggMJthsvr/

6. Geri Lula me Liqenin e Tiranës  @gerilula_photography 

Fotoja: https://www.instagram.com/p/CLcUohagzLu/

7. Telvisa Hysi me Malin me Gropa @telvisa.hysi

Fotoja: https://www.instagram.com/p/CLcUohagzLu/

8. Dorina Dervishi me majën e Vajushës @dorina___dervishi

Fotoja: https://www.instagram.com/p/CLCqUuEh40o/

9. Virtyt Morina me Rugovën @tyti_pe

Fotoja: https://www.instagram.com/p/CK06RaugNju/

10. Ergys Baki me Korçën @ergysbaki_photography

Fotoja: https://www.instagram.com/p/CKdh2akBg9-/

Ju kujtojmë se çmimet e këtij konkursi u mundësuan nga: 


@hotelarxhena Brod, Kosovë
@farmasotira Agroturizëm, Kolonjë
@hotel.kocibelli Korçë
@natyralrazmaresort Razëm, Malësi e Madhe.
@vm_resortspa Golem, Kavajë
@vilasofiagllave , Tepelenë

Revista Travel falënderon pa masë bashkëpunëtorët e saj, që e bënë tërheqës këtë konkurs, duke angazhuar në të, mijëra votues.
Ju falënderojmë pa masë edhe juve të dashur lexues, për pjesëmarrjen dhe ju ftojmë të bëni gati fotot për konkursin e pranverës, që do ta nisim pas pak kohësh. Dhe ju ftojmë të vazhdoni të udhëtoni nëpër trojet e bukura shqiptare!