Burimi i Drinit te Bardhe

9 Nëntor, 2022 || 85 views

Ujëvara e Drinit të Bardhë është bukuri natyrore dhe një nga burimet më të rëndësishme të Kosovës qe gjendet në fshatin Radavc, Pejë.

 

“Ujëvara e Drinit të Bardhë” është bukuri natyrore dhe atraksion turistik i komunës së Pejës. Ajo është një nga ujëvarat më spektakolare të Kosovës, e cila vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit. Burimi i Drinit të Bardhë është një nga burimet më të rëndësishme të Kosovës dhe një nga burimet, që furnizon qytetin e Pejës me ujë të pijes.

 

Buron rrezë bjeshkës së Rusolisë, nga gurra e shpellës së Radacit në lartësi mbidetare prej 586 m. Burimi krijon edhe ujëvaren e bukur të Drinit në gjatësi prej 30m. Në territorin e Kosovës – Drini i Bardhë gjarpëron për 122km në drejtim veri-jug. Ai mbledh në vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut dhe Lumbardhit të Prizrenit.

 

Me një madhësi prej 4646 km2 dhe bazeni i Drinit është më i madhi nga 4 bazenet ujëmbledhëse të Kosovës. Qasja për në burim mund të bëhet nga dy anë:

 

ku njëra anë të shpie nga rruga e hidrocentralit apo restaurant “Ujëvara e Drinit” për të ndjekur pastaj shtegun e këmbësorëve përgjatë bukurisë së lumit Drini i Bardhë në gjatësi deri në 400m, si dhe qasja tjetër në drejtim të restaurantit “Trofta e Drinit” ku mund të afroheni me makinë deri te shtegu për të vazhduar ecjen deri te ujëvara.

më shumë info: Visit Peja