Bujtina “Cakuli” në Rehovë, e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj

5 Nëntor, 2022 || 159 views

Kryeministri Edi Rama ne fund te muajit tetor ka vizituar bujtinën “Cakuli” në Rehovë të Kolonjës, që ndodhet mes natyrës së bukur dhe është mjaft e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj në çdo stinë.

 

Rama në bisedë me të pranishmit theksoi se emigrantët duhet të investojnë në shtëpitë e tyre në fshat, si një mundësi për të fituar më shumë.

 

“Kjo është një bujtinë mjaft e bukur. Fantastike. Prandaj them se ata që janë në emigracion dhe kanë shtëpi në fshat, sado të vjetër, sado të rrënuar, të mbledhin kursimet e të investojnë, se fitojnë shumë më tepër se nga puna atje”, tha Rama.

 

Me përfundimin e rrugës, që është në fazë të avancuar, Rehova mund të bëhet destinacion turistik, duke qenë zbulimi më i ri i vizitorëve vendas dhe të huaj.