Blerim Gjoci, fotografi i jetës së egër që dokumenton specie të rrezikuara

2 Dhjetor, 2022 || 687 views

Kosova është një thesar i pashtershëm bukurish natyrore dhe bota e saj e egër është ndër më të bukurat në Evropë.
Një larmi e madhe speciesh popullojnë sidomos parqet e saj kombëtare, duke e bërë një tërheqje të vërtetë për adhuruesit e natyrës por sidomos për të apasionuarit pas gjallesave të botës shtazore.

 

 

Sot, shumë prej tyre janë specie të rrezikuara të shkojnë drejt zhdukjes dhe për këtë shkak, shumë fotografë që e kanë përfshirë veten në lëmin e fotove të natyrës, i kanë ngarkuar vetes misionin ta “dokumentojnë” sidomos këtë pjesë të botës shtazore të Kosovës.

                     

Njëri prej tyre është edhe Blerim Gjoci, një fotograf i njohur në Kosovë, i cili prej dy vjetësh tashmë, objektivin e tij e ka vënë në shërbim të specieve të rrëzikuara.

      

Rrëqebulli është “gjahu” i tij i preferuar dhe, edhe pse nuk është e lehtë ta gjesh në gjendje të lirë në natyrë, pasi vetëm kamerat-kurth kanë qenë në gjendje ta fotografojnë atë, Megjithatë Blerimi nuk lodhet së kërkuari gjurmët e rrëqebullit, si një prej specieve më të bukura të Maleve të Sharrit, e njëkohësisht më i rrezikuari, me fare pak individë në qarkullim, dhe thotë se ka mundur ta “kapë” vetëm natën.

 

                       

 

 

Kjo tregon se sa shumë fshihet tani kjo qenie e bukur e pyjeve të Ballkanit, shkaqet e zhdukjes së të cilës thuhet se janë veprimtaritë e njeriut. Po ashtu specie të tjera që rrezikojnë zhdukjen, janë pula dhe gjeli i egër, macja e egër, çakalli apo edhe simboli ynë kombëtar shqiponja e malit.

 

                   

 

Blerimi thotë se edhe pse një botë pa fjalë, bota shtazore ka gjuhën e saj të mrekullueshme, me të cilën aiështë dashuruar dhe ka filluar ta kuptojë gjithnjë e më shumë