Berati, në faqet e para të udhërrëfyesit të mirënjohur turistik japonez

6 Gusht, 2019 || 412 views

Berati, në faqet e para të udhërrëfyesit të mirënjohur turistik japonez

Nga Gjergji Mima 

TIRANË, 7 shkurt ATSH/ – Udhërrëfyesi i mirënjohur turistik japonez “Chikyu no arukikata”, ka vendosur në faqen e parë të tij qytetin e Beratit si një ndër qytetet më të dashur për turistët.

Ky udhërrëfyes i drejtohet turistëve japonezë që do të zgjedhin Europën Qendrore si destinacion turistik për periudhën 2019-2020.

Ambasada e Shqipërisë në Japoni ka publikuar faqet e udhërrëfyesit duke theksuar se, “Qytetarët japonezë që do të zgjedhin Europën Qendrore si destinacion turistik për periudhën 2019-2020″.

Turistëve japonezë, do t’u vijë në ndihmë udhërrëfyesi i mirënjohur turistik, “Chikyu no arukikata”, i cili faqen e parë të udhërrëfyesit e ka kurorëzuar me një ndër qytetet më të dashur për turistët, Beratin.

/gj.mima/ /a.g/