Ayurveda by Flower Resort & SPA, risia e fundit për një përmbushje të plotë!

January 16, 2023 || views

Ayurveda Spa është një koncept i ri i një qendre mirëqenieje, që ka si qëllim t`ju ofrojë një eksperiencë rigjeneruese, të trupit, shpirtit dhe mendjes të gjitha në një. Shërbimet specifike që ofrohen në këtë SPA janë të ndikuara nga kulturat aziatike dhe ofrohen nga staf i rekrutuar në Sri Lanka. Refleksologjia, Shirodhara, Aromaterapia dhe trajtimet Ayurveda me vajra esencialë, janë disa nga shërbimet që ofrohen në këtë mjedis të ri të Flower Hotels & Resort, duke i shtuar këtij tempulli të turizmit e të shërbimit të pakrahasueshëm në tregun shqiptar, edhe një tempull të mirëqenies.

Dy hotele ikonë, Flower Hotel & Flower Garden Hotel me personalitete të ndryshme, por të krijuara në mënyrë perfekte për një mysafir të sofistikuar që është gjithmonë në kërkim të një eksperience të re, shenjuar me art dhe luks.

Arratisja perfekte nga monotonia e të përditshmes, për t`i shërbyer për disa momente trupit dhe mendjes tuaj e për t`i hedhur sërish në veprim, më të rifreskuar e më të rigjeneruar. Ju ndihmon:
Pishina dimërore
Jacuzzi
Sauna
Dhoma e Avullit
Dushi Emocional

Rritni shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme duke krijuar një ekuilibër midis mendjes, trupit dhe shpirtit tuaj në një trajtim Ayurveda Spa. Me një shumëllojshmëri të madhe vajrash medicinale për të zgjedhur, specialistët Ayurvedic mund të zgjedhin trajtimin më të mirë për shëndetin dhe mirëqenien e secilit individ, në mënyrë që të maksimizojnë përfitimet e Ayurveda. Rigjallëroni shqisat tuaja dhe çlirohuni nga streset e përditshme me terapi qetësuese dhe relaksohuni në qetësi të plotë.